Lidhu me ne

Mix

Video/Victoria Beckham kujton incidentin poshtërues: Më detyruan të peshohesha live 2 muaj pas lindjes

Video/Victoria Beckham kujton incidentin poshtërues: Më detyruan

Një klip i marrë nga një transmetim britanik i vitit 1999 është bërë sërish viral këto ditë sepse u përmend nga Victoria Beckham gjatë një interviste me Vogue Australia, revistë e cila i kushton asaj kopertinën e korrikut.

Dizajnerja duke iu referuar asaj që rëndom quhet “body shaming”, solli shembullin se si pamja dhe trupi i saj kanë qenë gjithmonë objekt i vëmendjes mediatike, veçanërisht kur ajo ishte pjesë e grupit Spice Girls.

Në klip, Victoria Beckham shihet duke u ftuar nga Chris Evans, drejtuesi i emisionit Don’t Forget Your Toothbrush, për tu ngjitur në një peshore për të kontrolluar peshën e saj live vetëm dy muaj pasi solli në jetë djalin e saj Brooklyn.

Ja si e kujtoi Posh Spice ngjarjen e turpshme gjatë intervistës për Vogue Australia.

“Unë shkova në një shfaqje televizive me Chris Evans shumë vite më parë. Sapo kisha lindur Brooklyn dhe humba shumë peshë më pas,” tha stilistja për incidentin poshtërues. “Kjo i ka ndodhur edhe mamasë sime pas shtatzënisë dhe nuk do të thotë që ka lidhje me një çrregullim të të ngrënit. Më bëri të qëndroja në peshore për t’u peshuar. A mund ta imagjinoni ta bëni këtë në ditët e sotme?” shtoi Beckham.

Në klip, Evans e pyet Vickorian: Shumë vajza duan të dinë, sepse ju dukeni përsëri fantastike, si u kthyet në formën tuaj pas lindjes?

Beckham zbuloi në atë kohë se ajo nuk po stërvitej por ka humbur peshë normalisht.

Pesha e Victorias ishte 50 kg.

MË TEPËR

Radar12 orë më herët

PËRGJIMET NË BURG: Erion Veliaj pyet Ajolën, ajo i konfirmon tensionet në grupin e PS

FotoMontazh: Etjen Xhafaj, Edi Rama, Ajola dhe Veliaj Përgjimet e dala nga dosja e kryebashkiakut Erion Veliaj kanë nxjerr në...

Mix13 orë më herët

Batuta seksuale e James Corden për Judi Dench shkakton reagime të forta

Një koment seksual nga James Corden për aktoren 90-vjeçare, Judi Dench, shkaktoi siklet te njerëzit që morën pjesë në eventin e çmimeve...

Mix13 orë më herët

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Nëse ke ndjerë se gjithçka po ecën me ritme të ngadalta dhe se edhe aktivitetet më të thjeshta kërkojnë përpjekje...

Mix15 orë më herët

Çfarë është lumturia dhe pse e kërkojmë pa pushim?

Nga Julia Hasa -Psikologe e liҫensuar Klinike dhe Organizacione si dhe Konsulente Stafi pёr Mirёqёnien nё organizata. Njё ditё njё mik...

Mix15 orë më herët

Russell Brand tregon pse u divorcua nga këngëtarja Katy Perry

Russell Brand ka zbuluar, më në fund, arsyen e ndarjes nga Katy Perry. Gjatë podcast-it të tij Stay Free with...

Mix17 orë më herët

Këto janë ushqimet që na ndihmojnë të djegim dhjamin rreth barkut

Edhe nëse një person nuk peshon më shumë se sa parashikohet në bazë të llojit të trupit të tij, ekziston...

Radar17 orë më herët

Berishës i është hequr “non grata” nga SHBA. Nuk e dini ju, po ku jetoni more?

Belind Këlliçi ka thënë gjatë një interviste televizive se “non grata” e SHBA-së për Sali Berishën është hequr, madje ai...

Mix17 orë më herët

Cila është koha më e mirë për të pirë kafe?

Të shijosh një ekspres në mëngjes sapo zgjohesh, qoftë në shtëpi gjatë mëngjesit apo në bar përpara se të hysh...

Mix18 orë më herët

Ushqimet më të mira për trurin që ju ndihmojnë me përqendrimin

Fjalë të shumta rreth ushqimeve dhe suplementeve që thonë se ato mund të bëjnë gjithçka për shëndetin tuaj që nga...

Mix19 orë më herët

Tensioni i lartë – Ja faktorët emocionalë dhe psikologjikë që nxisin rritjen

Për ekspertët origjina e tensionit të lartë apo hipertensionit arterior lidhet me shumë faktorë emocional, për më tepër me një...

Facebook