Lidhu me ne

Mix

Si të jetoni deri në 100 vjeç?

Si të jetoni deri në 100 vjeç?

100 vjecv 1280x720

Në Shqipëri jetëgjatësia në dekadën e fundit ishte 80,1 vjeç për femrat dhe 77,0 vjeç për meshkujt, bazuar në të dhënat kombëtare. Edhe pse jetëgjatësia është rritur dekadat e fundit duke ju afruar shumë popullsisë së Evropës së zhvilluar, sërish shqiptarët jetojnë më pak se mesatarja e BE.

Por çfarë përcakton se kush do të arrijë një shekull jetë? A mjafton të ushtrohesh dhe të ushqehesh shëndetshëm, apo ka nevojë për diçka tjetër? Sipas një studimi të botuar në The Journals of Gerontology, nuk mjafton të jesh i shëndetshëm për të jetuar gjatë. Sekreti duket se është prania e një gjeni që parandalon vdekjen e programuar qelizore, e cila do të ngadalësonte plakjen dhe do të lejonte fatlumët të arrijnë 100 vjet të shëndetshëm.

Për të arritur këto përfundime, studiuesit rekrutuan tre grupe vullnetarësh. I pari ishte i përbërë nga 88 persona midis moshës 65 dhe 80 vjeç, me prindër të gjallë mbi 97 vjeç, i dyti i përbërë nga 63 njëqindvjeçarë dhe i treti i përbërë nga 88 vullnetarë pasardhës të njëqindvjeçarëve.

Studimet treguan se fëmijët e gati njëqindvjeçarëve ishin shumë më pak të dobët se moshatarët e tyre dhe se gjenet e njerëzve afër 100 vjeç dhe pasardhësve të njëqindvjeçarëve të tjerë ishin shumë të ngjashëm. A ekziston pra një predispozitë gjenetike për t’u plakur mirë?

Përgjigja është po, ose kështu duket: analizat gjenetike kanë treguar se njëqindvjeçarët dhe pasardhësit e njëqindvjeçarëve kanë një sasi më të madhe të gjenit Bcl-xL (nga anglishtja limfoma e qelizave B-ekstra të mëdha), që parandalon vdekjen e programuar të qelizave, ose apoptozat. Qelizat tona janë të programuara për të kryer vetëvrasje kur dëmtohen, për të parandaluar përhapjen e dëmit në organizëm. Ky gjen bën që një qelizë, para se të vdesë, të rezistojë pak më gjatë dhe që organi në të cilin gjendet plaket më ngadalë dhe e ruan funksionimin e tij më gjatë.

Duket gjithashtu se proteinat e prodhuara nga gjeni Bcl-xl parandalojnë dobësinë: “Ne e kemi parë atë në eksperimentet e kryera mbi krimbat dhe mizat, dhe tani po e studiojmë edhe te minjtë”, shpjegon për revistën spanjolle El Confidencial Consuelo Borrás, një nga autorët e studimit 100-vjeçar.

Me pak fjalë, duket se sado të përpiqemi të bëjmë një jetë të shëndetshme, nëse gjenet tona nuk funksionojnë së bashku, do të jetë e vështirë të shuajmë njëqind qirinj: “Gjenet luajnë një rol të rëndësishëm”, thekson Borrás. “Ka njerëz që kanë bërë një jetë aspak të shëndetshme, por mbushin njëqind vjeç”.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar3 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar3 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix3 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix3 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix3 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook