Lidhu me ne

Mix

Kombinimet perfekte në çift për çdo shenjë të Zodiakut

Kombinimet perfekte në çift për çdo shenjë të

Nëse besoni tek astrologjia, me siguri lexoni gjithçka për shenjat dhe kombinimet e tyre në raportin e dashurisë.

Por çfarë ndodh me planetet? Astrologjia sugjeron që planeti sundues i çdo shenje të horoskopit ndikon tek një person me tipare të caktuara të personalitetit dhe krijon një lidhje kozmike me shenjën tjetër duke shkaktuar ndikimin e madh planetar. Në thelb, çdo shenjë ka një kombinim perfekt planetar në aspektin e dashurisë. E nëse po kërkoni për një romancë, hidhuni një sy kombinimeve ideale.

-Binjakët me Virgjëreshën: Planeti Mërkur

Mërkuri është një planet me lëvizje të shpejtë dhe për këtë arsye lidhet me udhëtimin, shpejtësinë, komunikimin dhe tregtinë. Kjo i bën Binjakët dhe Virgjëreshën të duan më shumë të qëndrojnë pranë, me shumë gjëra për të thënë, një interes të madh për thashethemet dhe lajmet si dhe një dashuri për udhëtimet dhe eksplorimin.

-Demi dhe Peshorja- Të dy sundohen nga planeti Afërdita

Venusi ose Afërdita shpesh quhet ‘planeti motër’ i Tokës sepse është aq afër në madhësi, masë dhe dendësi. Si sundimtar i zodiakut qëndron mbi dashurinë, paratë, kënaqësinë dhe tërheqjen, të cilat e bëjnë Peshoren dhe Demin shenja jashtëzakonisht romantike dhe seksi. Ata kanë oreks të ngjashëm për seks, romancë, intimitet, kënaqësi dhe shpenzime.

-Dashi dhe Akrepi- Të dy sundohen nga planeti Mars

Marsi është planeti i kuq i zjarrtë i ambicies, pasionit, luftës dhe seksit. Tema të mëdha, ndikime të forta, nxitje të fuqishme. Edhe Akrepi edhe Dashi janë forca që duhen llogaritur, dhe të dy janë personazhe jashtëzakonisht të fortë dhe dinamikë. Ndikimi në Mars i bën ata një ekip të frikshëm ndërsa shijet e tyre janë të ngjashme. Ky është çifti më i fuqishëm i zodiakut. Por nëse ndodh të dahen, bëhuni gati për luftë.

-Shigjetari dhe Peshqit- Të dy sundohen nga planeti Jupiter

Jupiteri është planeti gazmor, i lumtur, i fatit, pasurisë dhe suksesit. Si Shigjetari ashtu edhe Peshqit kanë pikëpamje optimiste për jetën. Për këtë arsye, ata shkojnë mirë së bashku, dhe krijojnë një çift të bukur, të lumtur dhe pozitiv.

-Luani dhe Gaforrja- Sundohen respektivisht nga Dielli dhe Hëna

Edhe pse Luani dhe Gaforrja nuk ndajnë të njëjtin planet, Dielli dhe Hëna kanë një lidhje të fortë kozmike e cila i tërheq këto dy shenja për të qenë së bashku. Sundimtari Diell tek Luani i bën ata të sigurt, të uritur për vëmendje dhe të energjizuar. Sundimtari Hënë tek Gaforrja i bën ata të fshehtë, të dashur për shtëpinë dhe plot energji. Kur këta të dy bëhen bashkë përshtaten më së miri. Asnjë moment i shpenzuar kot. Edhe pse shumë dramë. Të dyja shenjat kanë oreks të madh seksual.

-Ujori dhe Bricjapi- sundohen nga dy planetë të jashtëm, respektivisht nga Urani dhe Saturni

Ujori dhe Bricjapi nuk kanë një planet, por planetët e tyre sundues janë të dy planetë të jashtëm, një rrugë e gjatë nga Dielli dhe Toka, pra orbita që lëvizin ngadalë. Ajo që do të thotë është se këto shenja funksionojnë duke menduar për çështje madhore. Ata planifikojnë të ardhmen dhe kanë kuriozitet për atë që po ndodh përtej oborrit të shtëpisë së tyre. Kanë durim të madh. Një tjetër çift i fuqishëm i zodiakut, si dy super heronj që veprojnë për të njëjtin qëllim.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook