Radar
Kriza e çmimeve rriti varfërinë, OKB: 90 mijë shqiptarë jetojnë me 5.5$ në ditë
90 mijë qytetarë shqiptarë janë në rrezik për të qenë të varfër. Sipas një raporti të publikuar nga OKB, ata jetojnë me 5.5 dollarë në ditë.
Raporti vë theksin tek fakti se qytetarët shqiptarë në rrezik për të qenë të varfër, janë shtuar sa 3.2% e popullsisë së Shqipërisë.
Raporti i Kombeve të Bashkuara rekomandon qeveritë e vendeve në zhvillim, përfshirë edhe Shqipërinë, për ndihmë ndaj shtresave në nevojë, duke reduktuar TVSH, duke ulur taksat e karburanteve dhe transfertat e parasë së thatë, për të normalizuar çmimet në vend.
Këto të fundit, vlerësohen ndjeshëm më efikase se subvencionet për çmimet e rritura të energjisë, pasi mund ta reduktojnë deri në 75% nivelin e të varfërve të rinj në vend.
Në grupin e të varfërve që jetojnë me 5.5 dollarë në ditë ndodhen edhe Ukraina, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi.