Kryesore
Kërkesë për znj. Xhaçka, vërejtje për ambasadorin Saimir Bala
Shqipëria ka vite që i ka hequr vizat për Kuvajtin.
Kuvajtianët mund të vijnë lirshëm në vendin tonë.
Por për neglizhencë të palës tonë, Kuvajti nuk i ka hequr vizat për qytetarët shqiptarë që duan të vizitojnë këtë vend.
Për shumë kënd ky lajm nuk përbën interes, por në fakt nuk janë të paktë shqiptarët që shkojnë dhe vijnë, pra që kanë marrëdhënie me këtë vend.
Heqja e vizave është një vendim mbi parime reciprociteti, pra nëse njëri shtet i heq vizat,
pa humbur kohë duhet t’i heqë vizat edhe shteti tjetër.
Ministria dhe ambasadori Bala duhet ta ndjekin këtë punë, të mos e lënë pas dore, sepse ka kërkesa të shumta nga shqiptarë që duan të vizitojnë këtë vend.
Ne si media do e ndjekim këtë shqetësim të qytetarëve nëse ambasadori e neglizhon perseri këtë problematikë të ngritur.