Lidhu me ne

Mix

Katër llojet e prindërimit: Tek cila kategori e gjeni veten?

Çka mund ta përshkruajë më mirë stilin tuaj të prindërimit? Si dikush që është kërkues dhe kontrollues, si dikush i dashur dhe i gatshëm për të plotësuar kërkesat apo si një prind që merret më rrallë me fëmijët?


Prindërimi autoritar


Prindërit të cilët përkojnë me këtë stil prindërimi kanë tendencë të kërkojnë bindje absolute nga fëmijët e tyre, pa asnjë lloj hezitimi. Prindërit të cilët praktikojnë këtë lloj prindërimi, mendojnë se nuk është e nevojshme të shpjegojnë rregullat që i vendosin dhe presin që fëmijët e tyre të binden, pa asnjë pyetje.Ata vendosin vullnetin e tyre përmbi atë të fëmijëve dhe i ndëshkojnë me pak ngrohtësi apo mbështetje.Fëmijët që rriten nga këto lloj prindërish shpesh shfaqin vetëvlerësim të ulët, depresion dhe frikë nga situatat e reja.


Prindërimi tolerues


Prindërit që praktikojnë këtë lloj prindërimi nuk disiplinojnë apo imponojnë rregulla; ata nuk duan të konfliktohen me fëmijët e tyre dhe besojnë se fëmijët duhet të rregullojnë vetveten.Ata janë të dashur dhe u përgjigjen emocionalisht fëmijëve të tyre, çka është gjë e mirë; por ata janë të paaftë të vënë kufinj ose të kontrollojnë sjelljet e fëmijëve të tyre, çka nuk është gjë e mirë.Kërkimet tregojnë se fëmijët që rriten nga këto prindër janë impulsivë, të pabindur ndaj rregullave, nuk njohin kufinjtë, çka i çon drejt sjelljeve agresive dhe në rrezik të madh për përdorimin e substancave të dëmshme ndërsa rriten.Gjithashtu kanë më shumë mundësi të preken nga ankthi dhe depresioni.(Kur fëmijëve nuk u vihen kufinj dhe ndjejnë që kanë kontroll mbi prindërit e tyre, ata përjetojnë ndjenja frike dhe stresi; prandaj fëmijët kanë nevojë për rregulla.

Prindërimi me autoritet


Ky stil prindërimi është “jo shumë nxehtë, jo shumë ftohtë”.Ka elementë të prindërimit autoritar (prindërit vënë rregulla dhe kufinj, përforcojnë rregullat dhe i vënë fëmijët para pasojave për sjelljet e tyre), por prindërit me autoritet janë më të gatshëm emocionalisht dhe më të dashur, çka do të thotë se ata i dëgjojnë dhe komunikojnë me fëmijët e tyre. Këto lloj prindërish u japin fëmijëve respekt dhe i dëgjojnë (dhe presin që fëmijët të bëjnë të njëjtën gjë) dhe i inkurajojnë fëmijët që të jenë mendimtarë të pavarur, por ata nuk dorëzohen para tyre dhe presin bashkëpunim dhe sjellje të mira.Kur fëmijët gabojnë, prindërit me autoritet i disiplinojnë duke u përpjekur t’i udhëheqin dhe t’i mësojnë, duke modifikuar dhe pritshmëritë ndaj fëmijës në varësi të nevojave të këtyre të fundit.Fëmijët që rriten nga ky lloj prindërish janë më të shëndetshëm emocionalisht, kanë aftësi sociale të mira, janë më elastikë në sjelljet e tyre dhe me siguri kanë lidhje më të forta me prindërit.


Prindërimi pa përfshirje


Ky stil i katërt, i identifikuar nga kërkuesja Eleanor Macoby dhe John Martin, përshkruan një metodë prindërimi në të cilin ka pak komunikim, mungesë përfshirjeje me fëmijët, pak ngrohtësi apo reagim emocional ndaj nevojave të tyre dhe mungesë vëmendjeje në disiplinim apo mbikëqyrje.Fëmijët që rriten nën këtë lloj prindërimi janë emocionalisht më të paekuilibruar, përjetojnë ankth dhe kanë tendencë për sjellje të rrezikshme dhe kriminale, po ashtu abuzojnë dhe me substanca narkotike.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook