Lidhu me ne

Mix

Çfarë duan meshkujt te një femër?

Në një çift, dashuria është ajo që mban gjallë marrëdhënien. Por përveç dashurisë, ekzistojnë disa nevoja të tjera si vëmendje, respekt, dhe sinqeritet. Më poshtë mund të shihni një listë të kërkesave më të rëndësishme , që një mashkull ka ndaj një femre.

Vëmendje
Ai shpesh kërkon ta dëgjosh me vëmendje ndërsa ai flet, madje edhe kur të bie telefoni nuk duhet të shkëputesh. Ai do gjithmonë vëmendje, në çdo orë të ditës. Do të të flasë për ngjarjet e ditës, t’i përshkruajë ato dhe të marrë mendimin tënd, por gjithmonë ty të duhet ta kesh në fokus. Kështu që, maksimalisht e përqendruar.

Vendosmëri
Meshkujt, zakonisht nuk i durojnë dot femrat që nuk janë të vendosura. Nëse po mendon për bashkëshortin tënd të ardhshëm, atëherë tregoje veten mjaft të qëndrueshme dhe qëndroji deri në fund. Nëse ti kërkon që të kesh në krah një njeri i cili të jetë i vendosur dhe i matur në çdo gjë, atë kërkon edhe ai prej teje. Vëzhgimi i tij si bashkëshorte të mundshme , mund të të kompleksojë paksa dhe mund të të bëjë të pasigurt, por mundohu të jesh e qartë në çdo gjë që kërkon nga partneri. Për ta bërë këtë, sigurisht, duhet kohë dhe energji, ndaj përgatitu.

Ndershmëri
Gjithçka kërkon një marrëdhënie, është sigurisht, sinqeriteti. Aty ku kanë rëndësi edhe detajet më të imta. Gjithçka që nuk të pëlqen, thuaje hapur dhe kërko nga ai të njëjtën gjë. Nëse bari ku pini kafen nuk të pëlqen, thuaje. Gjërat që të shqetësojnë gjatë një dreke ose darke, thuaji. Nëse do të thuash gjithçka ashtu siç të duket dhe ashtu siç e ndien, e ardhmja do të flasë me gjuhën tënde. As gënjeshtrat e bardha nuk duhet t’i praktikosh më, sepse edhe ato do të të bëjnë rrëmujë ndonjë ditë.

Dashuri
Kjo është më e rëndësishmja. Të tregosh që je e dashuruar me njeriun që ke në krahë, për të je vetë jeta, shkruan Class. Meshkujt duan një femër me të cilën ta ndajnë dashurinë, por edhe një femër e cila e tregon këtë, sidomos me vepra. Në çdo moment të ditës, sa herë ta ndiesh, mund t’ia dërgosh me sms se sa e dashuruar je me të ose sesa vlerë dhe i rëndësishëm është ai për ty. A nuk është kjo ajo që kërkon edhe ti tek ai?

MË TEPËR

Radar34 minuta më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar3 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix3 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske1 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske1 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix1 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix1 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar1 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix1 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook