Lidhu me ne

Mix

Ngrënia e thonjve, burim problemesh serioze

Burim problemesh serioze/ 3 pasoja që vijnë nga ngrënia e thonjve

Ngrënia e thonjve, ose siç njihet në gjuhën shkencore, onikofagjia, na prek të gjithëve në një moment të caktuar të jetës sonë, në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose jo.

Personat që vuajnë prej saj kanë thonj shumë të hollë dhe të dobët, ndërsa ata vetë kanë një lloj dëshire të pakontrollueshme për t’i ngacmuar me dhëmbë apo për t’i ngrënë.

Është një zakon i vështirë për t’u hequr, pavarësisht nëse ka filluar në fëmijëri apo më vonë. Shkaqet e onikofagjisë mund të jenë të shumta, por është e rëndësishme t’i identifikoni që në fillim në mënyrë që të gjeni zgjidhjen e duhur për këtë problem.

Ky zakon fillon nganjëherë në fëmijëri  nga mërzia apo thjesht sepse keni uri, por personat mund ta ruajnë zakonin e ngrënies së thonjve deri në moshë të rritur.

Kur onikofagjia shfaqet më vonë, shkaqet janë më shumë të lidhura me stresin, punën, gjendjen ekonomike, ose jetën në familje.

Ndodh nganjëherë edhe të hani thonjtë pa qenë i ndërgjegjshëm, kur jeni në gjumë, madje ka fëmijë që hanë edhe thonjtë e këmbëve. Onikofagjia nuk dëmton vetëm bukurinë e duarve; ajo mund të ketë pasoja në shëndet, por edhe në jetën tonë shoqërore.

Disa persona i hanë thonjtë derisa u del gjak. Kjo bën që majat e gishtave të jenë të kuq, të dhembin dhe lëkurëzat të gjakosen. Transmetimi i mikrobeve nga goja në dorë dhe nga dora në gojë, mund të shkaktojë infeksione në rrënjë të thoit ose në gojë. Në disa raste ekstreme, majat e gishtave zënë qelb etj, më poshtë living do t’ju njohë me 5 pasojat e kafshimit të thonjve: .

1.Pengon rritjen normale të tyre: Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasoja e parë e ngrënies së thonjve lidhet drejtpërdrejt me rritjen normale të tyre. Duke i ngrënë vazhdimisht, thonjtë tuaj nuk rriten në mënyrë të njëtrajtshme dhe do të thyhen e petëzohen më lehtë.

2.Ndikon në shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme bakteriale: Duke qenë se duart janë vazhdimisht në kontakt me objekte të ndryshme, është mëse logjike që në thonjtë e dëmtuar të rriten baktere dhe mikroorganizma të ndryshëm. Salmonela dhe Escherichia coli janë dy prej sëmundjeve që zhvillohen më së shumti si pasojë e kontaktit të thonjve me ushqimet e pagatuara.

3.Dëmton dhëmbët: Përveç dhimbjes si pasojë e copëzimit të tyre deri në rrëzë, kur hani thonjtë ju dëmtoni po ashtu edhe dhëmbët duke i zhveshur nga shtresa natyrale e zmalitit, por shpeshherë edhe duke infektuar mishrat e dhëmbëve.

4.Shkaton dhimbje të artikulacioneve: Ndonëse mund t’ju duket e çuditshme, ngrënia e thonjve mund të shkaktojë dhimbje të qafës dhe dhëmballave si pasojë e sforcimit të kafshimit.

5.Rrit probabilitetin që të prekeni nga Paronikia: Personat që hanë thonjtë janë më të predispozuar për t’u prekur nga Paronikia, një infeksion që zhvillohet në skajin e thonjve të gishtave të duarve. Paronikia shkaktohet më shpesh nga një baktere e zakonshme e lëkurës që depërton lëkurën rrth thoit të dëmtuar nga një traumë si kafshimi, thithja e gishtave etj. Paronikia fillon si një skuqje dhe enjtje rreth thoit, shoqëruar me dhimbje dhe ndjeshmëri ndaj prekjes dhe grumbullim qelbi

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

3 ushqimet më të mira që duhet t’i hani në mëngjes

Studime të shumta kanë konfirmuar se mëngjesi është me të vërtetë një vakt i rëndësishëm. Njerëzit që janë mësuar të...

Mix8 orë më herët

5 ëndrrat që i shohim të gjithë dhe kuptimi psikologjik i tyre

Ëndrrat janë një çështje komplekse për gjumin e secilit prej nesh. Disa besojnë se janë të hapura për interpretim profetikë,...

Mix8 orë më herët

Doni fëmijë të zgjuar? 8 mënyra për të stimuluar trurin e tyre

Sipas një studimi të ri  lojërat ‘video games’ çdo ditë mund të rrisin fuqinë e trurit të fëmijëve. Në një...

Mix8 orë më herët

Diabetikët, ushqimet më të mira për rënien nga pesha

Për njerëzit që vuajnë nga diabeti, mirëmbajtja e një peshe të shëndetshme është e një rëndësie të madhe. Pesha e...

Mix8 orë më herët

Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes dhe kujdesi që duhet të tregoni

Sigurisht, dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit. Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafene e dikush...

Mix14 orë më herët

Apple në krizë inovacioni, a do t’i ringjallë iPhone 17 shitjet?

Nëse flasim për Apple, duket sikur flasim për një kompani që është vazhdimisht në kërkim të arsyeve për të bërë...

Kioske14 orë më herët

950 mijë shqiptarë kanë zero lekë në banka

Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre...

Mix15 orë më herët

Mjaltë dhe limon për një tretje të mirë

Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza...

Mix15 orë më herët

10 THËNIE PËR JETËN DHE KINEMANË | Nga Alejandro Jodorowsky

“Një ditë, dikush më tregoi një gotë me ujë të mbushur përgjysmë dhe më pyeti: ‘A është gota gjysmë plot...

Mix15 orë më herët

Lamtumirë përgjithmonë Val Kilmer! Ndërron jetë papritur ylli i “Top Gun” dhe “Batman”

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij në filma si “Top Gun” dhe “Batman Forever”, ka ndërruar jetë...

Facebook