Lidhu me ne

Radar

Malltezi: Për inceneratorin e Fierit u vodhën 15 mln euro për dy javë


Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi deklaroi` në ‘Task Forcë’ në SYRI TV se inceneratorët vetëm brenda 2 javësh, kanë vjedhur 15 milionë euro me kontratat për  projektin e Fierit.

Malltezi tha se në inceneratorin e Fierit me një palë letra kompania firmosi me shtetin brenda dy jvësh për ta ndërtuar inceneratorin për shumën 30 mln euro dhe për po dy javë kompania firmosi me nënkontraktorin italian që tja ndërtonte për vetëm 15 mln euro.

“Kjo është një aferë shumë e rëndë, ku janë të përfshirë shumë elementë të politikës, përfshirë dhe Edi Ramën.

Këto materiale dhe denoncime kanë më shumë se 1 vit që bëhen në SPAK dhe asnjë gjë nuk është bërë, kjo është një kronikë e një vjedhje të paralajmëruar me të cilën SPAK vetëm lan duart. Ky është momenti i fundit, kur këta duan të pastrojnë paratë, duan të heqin paratë që kanë fituar.

Në inceneratorin e Fierit, me një palë letra u përdorën 3 herë. Te Fieri kemi vetëm një copë letre që vërteton një vjedhje prej 15 milionë eurosh menjëherë. Brenda 2 javësh ka firmosur me shtetin për 30 milionë euro për ta dorëzuar me çelësa në dorë dhe dy javë më pas ka firmosur me italianin që të ja mbarojë për 15 milionë euro.

15 mln euro e tjera janë këto shefat që kanë futur paratë ne xhep. Këtu SPAK nuk ka vepruar edhe pse ka më shumë se 3 vjet që është bërë publike.

Ka thuajse 2 vjet që është bërë padia publikisht SPAK për grup kriminal, me në krye Ramën, Agaçin, Ahmetajn, Kokën e me radhë.

Janë 3 kontrata, njëra 22 milionë euro, tjetra 30, e tjetra 128 mln euro, janë mbi 180 milionë euro vetëm për ndërtimin dhe janë gati 250 milionë të tjera që do të hidhen për operimin. Pra bëhet fjalë për një aferë 430 milionë eurosh’, deklaroi Jamarbër Mallatezi në ‘Task Forcë’ në SYRI TV.

MË TEPËR

Radar6 orë më herët

GJKKO sqaron/Ndyrësirës nuk i tha kush asnjëherë Ndyrësirë në seancë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka sqaruar me një deklaratë të posaçme, pretendimin e shteasit Erion Veliaj, sipas...

Mix6 orë më herët

Pse ngrënia e vezëve për mëngjes është mënyra më e mirë për të nisur ditën tuaj

Vezët për mëngjes janë një zgjedhje klasike dhe shumë e dobishme. Është i pasur me proteina, me pak kalori dhe...

Kryesore7 orë më herët

Ish blloku në Tiranë kthehet zonë këmbësore, Rama: Do të jetë më efikase për bizneset

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit për kthimin në zonë këmbësore të ish-Bllokut, është shprehur...

Temporal7 orë më herët

20 gjërat që Elon Musk ka lançuar 10 vitet e fundit!

Elon Musk është një nga sipërmarrësit më të njohur dhe më të diskutuar të shekullit të 21-të. Në dekadën e...

Mix7 orë më herët

Elon Musk ‘harron’ djalin e tij në një event të Trump, videoja bëhet virale

Një video ku shihet miliarderi dhe CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, duke u larguar nga një event i...

Mix7 orë më herët

Sa duhet të jetë diferenca në moshë mes partnerëve, që marrëdhënia të zgjasë

Kur filloni të takoheni me dikë, ju merrni në konsideratë një sërë faktorësh për të kuptuar nëse përputheni me njëri-tjetrin...

Mix7 orë më herët

Këta emra (agresivë) fëmijësh po alarmojnë ekspertët

Prindërit zgjedhin emrat e fëmijëve nga shumë burime: tradita familjare, vende gjeografike, ushqime të preferuara apo edhe marka të njohura....

Mix7 orë më herët

“The Gorge”, filmi që duhet ta shohësh patjetër!

Para se të ankohesh dhe të thuash që nuk ka më filma të mirë, më lejo të të them që...

Mix8 orë më herët

Ja emrat e vërtetë të banorëve të “BBVA-4” – disa do t’ju habisin!

I keni dëgjuar gjithë kohës me pseudonime, por a e dini si quhen në të vërtetë banorët e “Big Brother...

Mix8 orë më herët

Si të visheni mirë çdo ditë? 5 “Uniformat e modës” që zgjidhin çdo dilemë stili!

çfarë duhet të vesh sot? Këtu është pyetja që na mundon çdo mëngjes teksa zgjohemi dhe shikojmë pranë dollapit. Mes...

Facebook