Lidhu me ne

Mix

3 shenjat paralajmëruese që ju dërgon trupi kur vuan mungesën e proteinave

Sipas një studimi të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit, rreth 1 bilionë njerëz në të gjithë botën, kryesisht në Afrikën Qendrore dhe Azinë Jugore, shfaqin probleme serioze shëndetësore si pasojë e mungesës së proteinave bimore dhe shtazore në regjimin e tyre ushqimor. Por, çfarë janë proteinat, pse trupi ynë ka aq shumë nevojë për to?

Proteinat mund të konsiderohe si “tullat” që i nevojiten organizmit për të ndërtuar inde të reja si edhe për të riparuar ato që tashmë janë dëmtuar. Roli i tyre është shumë esencial për lëkurën,muskujt, kockat, flokët etj. Nëse nuk merrni mjaftueshëm proteina, me kalimin e kohës ato ndikojnë në 3 problemet e mëposhtme:

Rënia e flokëve është një ndër shqetësimet më të përhapura si tek femrat dhe meshkujt. Mos harroni që afro 90% e flokëve përbëhet nga proteina e keratinës, mungesa e të cilës i bën flokët tuaj të dobët, pa jetë, të hollë dhe më të zbehtë krahasuar me ngjyrën e zakonshme.

Sipas statistikave, 1 në 5 njerëz vuajnë nga mëlçia e dhjamosur edhe pse nuk e dinë, pasi në ndryshim nga sëmundjet dhe patologjitë e tjera ky organ nuk jep simptoma për një kohë relativisht të gjatë. Studimet e ndryshme kanë treguar që deficienca proteinike është një ndër shkaqet që çojnë në akumulimin e yndyrnave në mëlçi duke reduktuar në këtë mënyrë funksionet bazike të saj. Personat që konsumojnë alkool, apo vuajnë nga obeziteti dhe diabeti paraqesin rrezik më të lartë për t’u prekur nga sëmundjet e mëlçisë.

Pagjumësia është një tjetër problem që shkaktohet si pasojë e mungesës së proteinave në organizëm. Proteinat bimore janë burimi kryesor i ndërtimit të triptofanit, një aminoacid shumë i rëndësishëm i cili ndikon në cilësinë e gjumit. Mjekët rekomandojnë që para se të flini të hani thjerrëza, fara Chia, gjalp kikiriku, kuinoa etj pasi këto ushqime janë shumë të pasura me proteina bimore.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar1 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix1 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix1 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix1 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix1 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar1 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix1 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix1 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix1 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook