Lidhu me ne

Mix

Shëndeti i veshkave nis në tryezë, cilat janë ushqimet më të mira

Shëndeti i veshkave është thelbësor për mirëqenien tonë. Problemet me veshkat shkaktojnë sëmundje të tjera kardiovaskulare. Për fat të mirë ka disa ushqime që i mbajnë veshkat të shëndetshme, falë antioksidantëve që janë armiq të sëmundjeve kronike.

Ndaj është shumë e rëndësishme që të ushqeheni me ushqime të pasura me antioksidantë, të cilat do t’i gjeni në listën e mëposhtme të përpiluar nga AgroWeb.org

Ushqimet më të mira për veshkat
Specat e kuq

Specat e kuq përmbajnë pak kalium por shumë vitamina si C, B6, A, acid folik dhe fibër. Janë shumë të mira për shëndetin e veshkave. Specat e kuq përmbajnë likopen, një antioksidant që e mbron organizmin nga radikalet e lira. Specin e kuq mund ta konsumoni bashkë me peshkun ton, mishin e pulës ose në sallata.

Lakra
Kjo perime është e pasur me fitoushqyes që largojnë radikalet e lira nga organizmi dhe pakësojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Kjo perime përmban vitaminat K dhe C, fibër, vitaminat B6, dhe acid folik që i mban veshkat të shëndetshme.

Lulelakra
Kjo perime miqësore me veshkat është një burim i pasur me vitaminë C, folat dhe fibër. Ajo ka edhe disa përbërës të rëndësishëm për mëlçinë dhe neutralizon substancat toksike. Lulelakra konsumohet e gatuar me avull, e zier si edhe përfshihet në sallata.

Hudhra
Lufton inflamacionin dhe kolesterolin. Ajo përmban antioksidantë dhe parandalon mpiksjen e gjakut, duke i ardhur në ndihmë veshkave. Hudhra përdoret në shumë gatime si me me mish, perime, peshk dhe salcë domate.

Qepët
Qepët përmbajnë flavonoidë dhe kuercetinë që parandalojnë depozitimin e yndyrnave në enët e gjakut. Kuercetina është një antioksidant që mban larg sëmundjet e zemrës

Ato përmbajnë krom që ndihmon në metabolizimin e yndyrnave, proteinave dhe karbohidrateve.

Mollët
Një mollë e vetme është burim i pasur fibre dhe substancash që luftojnë inflamacionin. Ajo largon kolesterolin e keq, shmang konstipacionin dhe sëmundjet e zemrës.

Frutat e pyllit
Boronicat përmbajnë anthocianidinë, një antioksidant që largon toksinat dhe inflamacionin. Ato përmbajnë vitaminë C, fibër dhe mangan. Boronicat bëjnë mrekullira edhe për kockat. Mjedra përmban një acid që neutralizon radikalet e lira në organizëm.

Luleshtrydhet janë të pasura me antioksidantë, vitaminë C, mangan, fibër por edhe shumë subtanca kundër inflamacionit, që garantojnë shëndetin e zemrës dhe veshkave.

E bardha e vezës
Përbën proteinën më të pastër dhe më cilësore që mund të gjendet në tokë.

Ajo përmban amino acide të rëndësishme dhe pak fosfor që e bën fantastike për shëndetin e veshkave.

Peshku
Peshku është një burim i pasur proteinash. Rekomandohet që të konsumoni dy ose tre herë peshk në javë. Peshku përmban acidet yndyrore omega-3 që parandalon radikalet e lira dhe sëmundjet e zemrës. Peshku është i dobishëm kundër kolesterolit të keq dhe rritjes së nivelit të kolesterolit të mirë.

Vaji i ullirit
Vaji i ullirit përmban acid oleik që mbron organizmin kundër oksidimit. Për më tepër, polifenolët dhe antioksidantët luftojnë inflamacionin dhe mbajnë veshkat të shëndetshme. Nëse i kushtojmë trupit më shumë vëmendje se bukurisë së jashtme, do të ndihemi dhe do të dukemi më mirë se kurrë. Shëndeti i veshkave është thelbësor për një organizëm të shëndetshëm dhe jetë të qetë.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix2 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar2 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix2 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix2 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix2 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix2 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike2 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport2 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix2 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook