Lidhu me ne

Radar

Rritja e çmimeve të ushqimeve në Shqipëri, në kushte mbijetese mijëra familje

Rritja e çmimeve të ushqimeve në Shqipëri, në kushte

Rritja e ndjeshme e çmimeve të ushqimeve e ka përkeqësuar situatën për mijëra familje në kushtet e varfërisë në Shqipëri. Qarku i Gjirokastrës është nga më të prekurit, ku një pjesë e madhe e familjeve me ndihmë ekonomike jetojnë në zonat ku papunësia prej vitesh është e lartë. Institucionet shtetërore të mbrojtjes sociale thonë se 6 muajt e fundit kanë rritur ndihmën për familjet me shumë pjesëtarë.

Tregu i sendeve të përdorura është nga vendet më të populluara të Gjirokastrës, një tregues i varfërisë së qindra familjeve që nuk arrijnë të sigurojnë dot të ardhura për të plotësuar nevojat. Por kohët e fundit rritja e çmimeve të ushqimeve po i shtyn qindra familje në kushte mbijetese.

Në një nga lagjet e Gjirokastrës që quhet “Blloku i furrave”, Pëllumb Kuci, 55 vjeç, thotë se është i papunë dhe e shënon emrin në lista për të marrën bukën e përditshme në një njësi ushqimesh fare pranë banesës.

“Jeta është bërë e vështirë pasi çmimet janë rritur tej mase dhe është e pamundur ta përballosh. Unë aktualisht nuk kam asnjë të ardhur, figuroj i papunë”, thotë ai.

Pëllumbi po përpiqet të gjejë një punë, por është edhe në proces të kërkimit të ndihmës ekonomike në Bashki.

Ai thotë më tej se deri para pak kohësh jetonin në familje me pensionin e të atit, i cili ndërroi jetë.

“Thuaj me atë pensionin e tij rrotulloheshim, ndërsa tani po të vesh tek ai dyqani ushqimor mund të shohësh që e marrim bukën me listë. Është viti 2022 dhe e hamë bukën me listë”, thotë ai.

Majlinda, një fqinje, po kështu është në vështirësi ekonomike në familjen e saj. Ajo e humbi mbështetjen ekonomike në bashki pasi u fut përkohësisht në punë, por tani e ka të pamundur të punojë prej problemeve shëndetësore.

“Kishim atëherë ndihmë ekonomike, por ma prenë se u futa në punë. Tani është shumë e vështirë të ma rikthejnë, megjithëse i kam thënë burrit të shkojë dhe të interesohet në bashki se mos na e rikthejnë pasi unë nuk shkoj më në punë”, thotë ajo.

Majlinda thotë se kërkoi të përfshihej tek personat me invaliditet dhe udhëtoi edhe në Tiranë për të kryer aplikimin, por ende kjo nuk i është aprovuar.

Majlinda , djali dhe bashkëshorti jetojnë tani vetëm me të ardhurat që burri siguron kur punon në kohë të pjesshme ku të mundet.

Banorët e varfër të kësaj lagjeje në jo pak raste i marrin ushqimet me listë, thotë Natasha Shena që shet në një njësi të vogël ushqimore duke treguar fletoren e detyrimeve të klientëve.

“Puna është bërë shumë keq, çmimet janë ngritur, por rrogat nuk janë ngritur; ku do falen të varfërit , tek ne dyqanet e vogla se tek të mëdhenjtë i kanë me lekë, ne i kemi me lista” , thotë ajo.

Natasha thotë se çmimet e produkteve kryesore ushqimore janë rritur dhe kjo rritje vazhdon për artikujt kryesorë ushqimorë.

“Mielli, sheqeri, orizi, vaji edhe makaronat, këto janë rritur . Ka vajtur vaji 4 mijë lekë, sheqeri një mijë e treqind, kryeministri tha do ulen këto të shportës, do ngelen stabël. Por sot i morëm furnizimet e muajit ne dhe janë rritur, vaji 4 mijë, orizi një mijë e pesëqind, ky më i liri se ai tjetri është me dymijë lekë, edhe bulmeti, kosi,qumështi janë rritur me njëqind lekë sot për litër nga sa ishin muajin e kaluar”, thotë ajo.

Detyrimet në listë, për jo pak familje, Natasha i ka fshirë pasi e kanë të pamundur të paguajnë.

“Nuk kam shpresë. I paguajnë gjysmat e njerëzve, jo të gjithë. Ka të tjerë që nuk paguajnë, kanë dy vjet dhe ikën ato. Herë i fshijmë po na ndihmon Zoti se kemi dhe pak punë dhe ua falim detyrimet. I ndihmojmë edhe njerëzit, p.sh. perimet që ngelen ua japim falas se i besojmë në varfërinë e tyre se edhe ne s`kemi qenë të pasur, të varfër kemi qenë”, thotë ajo.

Në Drejtorinë e Shërbimeve Sociale Shtetërore në Gjirokastër drejtuesja Magdalena Margariti thotë se për periudhën janar-qershor 2022 është rritur masa e ndihmës ekonomike.

“Drejtoria rajonale e Shërbimit Social Shtetëror trajton rreth një mijë familje me ndihmë ekonomike, nga rreth 1100 aplikantë që janë në Qarkun e Gjirokastrës. Janë mbështetur me dyfishim të ndihmës ekonomike për periudhën janar – qershor familjet që kanë mbi tre fëmijë nën moshën 18 vjeç dhe 10 % rritje të ndihmës ekonomike kanë përfituar familjet e tjera që trajtohen. Vazhdimisht qeveria ka ndërmarrë programe mbështetëse për këto familje për të përballuar krizën dhe rritjen e çmimeve dhe për t`u ardhur në ndihmë”, thotë ajo.

Zonja Margariti thotë se nuk sheh si zgjidhje për shumë familje ndihmën ekonomike, por punësimin.

“Ajo që dua të theksoj është se ndihma ekonomike nuk është zgjidhja. Ndihma ekonomike është një mbështetje që shteti u jep këtyre familjeve të varfra për të zgjidhur disa probleme. Por nuk mund të ketë mirëqënie duke jetuar vetëm me ndihmën ekonomike. Ne u bëjmë thirrje njerëzve që janë aplikantë tek ne apo përfitues, të orientohen drejt punësimit. Ne po bashkëpunojmë intensivisht kohët e fundit me zyrat e punës për t`i orientuar aplikantët për ndihmë ekonomike, apo përfituesit, në këtë drejtim” , thotë ajo.

Zonja Margariti thotë se zonat më të prekura nga nevojat ekonomike janë ato ku nivelet e papunësisë janë tejet të larta.

“Bashkitë që kanë numrin më të madh të familjeve me ndihmë ekonomike janë Bashkia Memaliaj, Bashkia Tepelenë, Bashkia Këlcyrë ku ndihet më shumë nevoja për mbështetje apo ndihmë finaciare të këtyre familjeve”, thotë ajo.

Ndihma ekonomike në Shqipëri është rreth 80 dollarë në muaj për rreth 62 mijë familje në të gjithë vendin dhe me rritjen e çmimeve kjo shumë është tejet modeste për të pëballuar nevojat.

Sipas të dhënave zyrtare, ndihma ekonomike dhe pagesa e papunësisë shënuan rënie 6 muajt e parë të këtij viti në nivel kombëtar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Analistët e ekonomisë vlerësojnë se qeveria po dërgon fonde të pamjaftueshme për shtresat në nevojë në raport me mundësitë që janë krijuar nga rritja e të ardhurave në buxhetin e shtetit.

Rritja e ndjeshme e çmimeve, më parë nga pandemia COVID-19 dhe tani edhe nga lufta në Ukrainë, ka shtuar nevojën e familjeve të varfëra që jetojnë në kufijtë e mbijetesës.

/ VOA

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

iPad 11 do t’ju lejojë të përdorni Apple Intelligence

Viti 2025, i cili sapo ka filluar, do të jetë plot me produkte të reja për Apple, duke përfshirë iPad...

Mix10 orë më herët

Çfarë kanë të përbashkët Elon Musk dhe Vladimir Putin ?

Shkruar nga Moises NaimElon Musk dhe Vladimir Putin / Apo për faktin se ata mund të mos dinë atë që...

Radar10 orë më herët

Prapaskenat/ Kina po peshon shitjen e TikTok te Elon Musk

Zyrtarët kinezë po vlerësojnë një mundësi që përfshin blerjen e operacioneve amerikane të TikTok nga Elon Musk, nëse kompania nuk...

Radar10 orë më herët

Ndryshimi i politikave të moderimit, çfarë përfshijnë rregullat e reja të Facebook

Shefi i META-s Mark Zuckerberg, majtas, dhe zëvendëspresidenti i Facebook për Politikat Publike Globale, Joel Kaplan, pas një takimi me...

Kryesore17 orë më herët

Gaz Bardhi iu trembet primareve brenda PD-së: Ne kemi ende inate të mëdha me njëri-tjetrin, ndaj duhet lënë ky muhabet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi mundësinë e paditjes së tij nga ana e kryeministrit Edi...

Mix17 orë më herët

12 seriale që do të të bëjnë të ndihesh mirë

Qoftë nëse je i fiksuar pas serialeve apo përdor Netflix-in vetëm herë pas here, është e sigurt që ke një...

Aktualitet2 ditë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix2 ditë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix2 ditë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske2 ditë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Facebook