Radar
Kryemadhi lëshon “bombën”/ Inceneratorët “blenë” edhe Lulzim Bashën
Foto ilustruese
Në bashkëbisedimin me gazetarët, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka hedhur akuza të forta, duke thënë se janë paguar shumë para te Partia Demokratike, ku në krye të saj ishte Lulzim Basha, jo vetëm nga kompanitë e inceneratorëve, por edhe nga ata që marrin tendera.
“Janë dhe shumë para të paguara te Partia Demokratike e Lulzim Bashës e jo vetëm nga kompanitë e inceneratorëve, por edhe këto që marrin tendera, për ndërtime rrugësh, etj, kanë paguar për ta dështuar të gjithë aksionin opozitar.