Lidhu me ne

Radar

Berisha: Na duhet një lëvizje e madhe për të shpëtuar Shqipërinë

Berisha: Qeveria u ofron të rinjve vetëm kanabisin dhe paratë e

Berisha: Na duhet një lëvizje e madhe për të shpëtuar Shqipërinë

Kreu demokrat, Sali Berisha, gjatë një takimi me anëtarët e FRPD-së, tha se të rinjtë ishin diamanti i kurorës së lëvizjes që shndërroi PD në një parti të vërtetë opozitare.

Berisha tha se sëbashku do të zhvillojmë një betejë të një rëndësie jetike për vendin, të ardhmen dhe kombin.

“Nëse PD ka një mision bashkë me forcat e tjera opozitare për shpëtimin e Shqipërisë, në krye të këtij misioni qëndron FRPD dhe të rinjtë opozitarë, që si misionarë të vërtetë do të bëjnë gjithçka për të fituar zemrat e të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë, që të bashkohemi në një lëvizje të madhe, që duhet t’u rikthejë liritë e vërteta shqiptarëve”, tha Berisha.

Kreu demokrat tha se nëse qytetari nuk ka liritë e vërteta, pasuritë që ka vendi shndërrohen në mallkim për shoqërinë.

Shikoni se çfarë po ndodh me pasuritë publike të shqiptarëve, shikoni skemën e vjedhjes së parave të qytetarëve shqiptarë nga mafia Rama-Veliaj. Një treshe e tyre krijon 24 ndërmarrje me qëllimin e vetëm për të krijuar fatura falso, përmes të cilave vidhen paratë e buxhetit të shtetit”, tha Berisha, duke shtuar se kjo Qeveri në çdo fjalë dhe firmë shënon një vjedhje.

Kreu i PD tha se më 7 korrik, fronti i bashkuar për shpëtimin e Shqipërinë, do të zbresë në shesh si opozitë e vërtetë, për të filluar një stinë të re, që do e nxjerrim vendin nga monizmi në rrafshin politik.

Edi Rama duke qeverisur me mafien e tij, ju ofron ju vetëm kanabisin dhe paratë e krimit, si shkëmbim për mohimin e votës dhe mohimin e lirive.

“Kjo politikë na solli sot një komb në shkreti, një komb që braktiset nga të rinjtë”, tha Berisha.

MË TEPËR

Kryesore13 orë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore19 orë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal2 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar2 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike2 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet2 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske2 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar2 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar2 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar2 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook