Mix
Rrahu të dashurin pas ndarjes, Ricky Martin në kërkim nga policia
Kundër këngëtarit Ricky Martin është lëshuar një urdhër ndalimi.
Urdhri u nënshkrua të premten e po atë ditë autoritetet vizituan lagjen e këngëtarit në qytetin bregdetar verior të Dorados. Mësohet se ndaj Martin rëndon akuza e dhunës në familje, por ende nuk ka asgjë zyrtare.
“Deri më tani, policia nuk ka qenë në gjendje ta gjejë atë”, shkruan Skynews.
Gazeta El Vocero thotë se urdhri flet se Martin dhe partneri ishin në një lidhje për shtatë muaj para se të ndaheshin dy muaj më parë. Raporti citon urdhrin që thotë se paditësi pretendon se Martin nuk e ka pranuar ndarjen dhe është parë pranë shtëpisë së kërkuesit tre herë.