Mix
Lindsay Lohan është martuar në fshehtësi
Lindsay Lohan është martuar me Bader Shammas. Aktorja dhe financieri nuk kanë ndarë detaje, por Revista People e konfirmon lajmin.
Ishte vetë Lindsay që në një postim e quajti Bader, burrin e saj.
‘”Unë jam gruaja më me fat në botë. Jo sepse kam nevojë për një burrë, por sepse ai më gjeti dhe e dinte që unë doja të gjeja lumturinë me të”, shkruajti Lohan në foton e të dyve.
Në nëntor të vitit të kaluar, Lohan njoftoi fejesën e saj me Bader Shammas, duke ndarë një galeri fotosh duke buzëqeshur me të fejuarin e ri dhe duke treguar unazën e saj. “Dashuria ime. Jeta ime. Familja ime. E ardhmja ime”, shkroi ajo në atë kohë.
Lohan është një nga aktoret që ka shoqëruar fëmijët dhe adoleshentët e një brezi të tërë, çamarrokja që luante rolin e binjakeve tek “Kurthi i prindërve”.