Aktualitet
Salillari dhe Kastrati përfitojnë qindra milionë lekë nga Kursi i këmbimit në Rrugën e Kombit!
Megjithëse euro ka kohë, që këmbehet me rreth 120 lekë, në Rrugën e Kombit jeta “ka mbetur në vend” dhe euro llogaritet me 132 lekë për një euro.

Qindra milionë lekë rrëmben Kompania konçesionare në Rrugën e Kombit vetëm prej kursit të këmbimit.
Megjithëse euro ka kohë, që këmbehet me rreth 120 lekë, në Rrugën e Kombit jeta “ka mbetur në vend” dhe euro llogaritet me 132 lekë për një euro.
Për mijëra automjete, që paguajnë tarifën në euro, ajo u llogaritet me 132 lekë siç është e fiksuar kur është lidhur kontrata, ndonëse ka më shumë se 3 vjet e gjysëm që euro shkëmbehet me rreth 120 lekë.

Pra për çdo autoveturë e cila për 5 euro duhet të paguajë 600 lekë ose edhe më pak, në fakt iu duhet të paguajnë 660 lekë.
Pra 60 lekë më shumë për çdo automjet vetëm për shkak të kursit abuziv të këmbimit.
Mendoni për kamionat ku përfitimi është edhe më i madh, dhe llogaritni mijëra e mijëra automjete që kalojnë çdo vit në Rrugën e Kombit, se sa shkon grabitja abuzive.
Pra brenda një viti Salillari dhe Kastrati përfitojnë vetëm nga kursi qindra milionë lekë.
Qeveria dhe Ministria e Financave nuk lëvizin gishtin, nuk mbrojnë qytetarët nga vjedhja, por u bëjnë fresk milionave të Oligarkëve!

Po SPAK çfarë pret më, kur grabitjen e ka përpara syve
Provën me kuponin e pagesës me vlerë 660 lekë për një automjet paguar tek trau i Oligarkëve e keni në foto.
