Lidhu me ne

Radar

Rama mbron bashkëshortin e Xhaçkës: I takon me ligj plazhi që ka marrë

Rama mbron bashkëshortin e Xhaçkës: I takon me ligj plazhi që ka marrë

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek akuzat e opozitës për ministren Olta Xhaçka, për sa i përket investimeve Strategjike. Ministrja Xhaçka akuzohet se ka përfituar tokë në bregdet në emër të bashkëshortit të saj duke shfrytëzuar afrimitetin në qeveri.

Sipas Ramës, bashkëshorti i Olta Xhaçkës e ka marrë me të drejtë që i takon me ligj pjesën e plazhit para pronës së tij.

“Cdo vend ka nevojë për kampionët e vet edhe në ekonomi. Kjo e të afërmeve është diçka që e kam dëgjuar. Këtë e di që sdo ndalojë. Nuk kam cfarë përgjigje ti japë. Se dëgjoj broçkulla dhe shtrembërime. Afërsi që janë komplet të imagjinuara. Do doja që të kishte edhe më shumë investitor shqiptar. Do bëjmë akoma më shumë. Janë bërë edhe për shqiptarët. Një pjesë nuk shkojnë deri në fund se janë strikte” tha Rama.

“Tek rasti konkret. Në të gjithë vijën bregdetare, ka më mijëra subjekte që marrin nën shfrytëzim një pjesë plazh si rezultat i disponimit të një prone private. Dhe një nga mijëra subjekte është edhe subjekti në fjalë. Cfarë duhet të bëjë në këtë rast? Bashkëshorti i ministres ka një pronë private dhe nuk duhet të marrin dhe të shfrytëzojnë plazhin që kanë përballë. Se duket sikur ia ka dhënë qeveria. Por këtu ka ndodhur ajo që ndodh në të gjithë vijën bregdetare dhe që marrin në shfrytëzim pjesën e plazhit përballë pronës së tyre private. Si në të gjithë botën demokratike, shteti ndjek këtë praktikë. Që plazhi të mirëmbahet. “shtoi ai.

Rama ka shtuar se ka bërë një kërkesë për të hequr fare Qeverinë nga Investimet Strategjike që të mos përfshihen në të tilla akuza.

“Është një e drejtë që buron nga ligji dhe e drejta e pronës private. Kam kërkuar që ta heqin fare këtë pjesë së futjes së qeverisë në këtë mes. Që, të mos kemi më këto llafe. Që janë llafe të fukarallëkut mendor.” tha Rama.

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka e ka quajtur spekulim nga ana e deputetëve të opozitës për përfitim politik akuzat e ngritura ndaj saj pasi bashkëshorti i saj ka përfituar statusin e investitorit strategjik.

“Unë në respekt të opinionit publik qëndrimin tim e kam bërë të qartë. Më bëhet qejfi që ndryshe nga ky spekulim ky proces ka hyrë në binarë institucional e do pres me durim institucionet që flasin e kam besim që do flasin sic duhet”, tha Ministrja Xhaçka.

“Nëse do më thonit një centimetër katror tokë një lek para publike të përfituar nga unë apo bashkëshorti do ju jepja e përgjigje nëse i kemi pasuritë e ndara apo të përbashkëta.

Më vjen keq që ky spekulim i ngritur nga pak deputetë të opozitës që u ka humbur teksti në politikë për 15 minuta famë të marrë vëmendje dhe në këtë konferencë që është mbledhur për zhvillime shumë të rëndësishme e për ta bërë këtë spekulim pjesë të këtij diskutimi a ka apo s’ka të drejtën një biznes apo investim privat të hapi apo mos hapë çadra në plazhin që nuk tjetërsohet, është pronë publike dhe ngatërroni përdorimin për përfitimit me daljen në det për klientët e çdo hoteli që është sot në bregdet me parimin që investimet në turizëm duhen stimuluar për disa sektorë strategjikë si është turizmi që janë prioritarë për ekonominë e vendit.

Unë në respekt të opinionit publik qëndrimin tim e kam bërë të qartë. Më bëhet qejfi që ndryshe nga ky spekulim ky proces ka hyrë në binarë institucional e do pres me durim institucionet që flasin e kam besim që do flasin sic duhet.

Lidhur me investitorët strategjikë, jam shumë i lumtur që sa më shumë investitorë të huaj të vijnë në Shqipëri. Mendoj që çdo vend ka nevojë për kampionët e vet, edhe në ekonomi. Kjo e të afërtve, e të afërmve është një këngë që e kam dëgjuar gjithë jetën dhe e di që nuk do të ndalet e as nuk do të ndryshojë dot, aq më tepër në një vend si i yni. Dëgjoj lloj lloj broçkullash, lloj lloj shtrëmbërimesh e afërsish të imagjinuara. Do të doja të kishte edhe më shumë investitorë strategjik shqiptar por nuk ka. Investimet strategjike janë bërë edhe për shqiptarët. Një pjesë nuk shkojnë deri në fund se proceset janë strikte.

Në të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë ka me mijëra subjekte, të cilët marrin në shfrytëzim një pjesë plazh si rezultat i disponimit të një prone private dhe një nga këto mijëra subjekte është ky në fjalë. Tani çfarë duhet të bëjë në këtë rast? Duhet të thuhej që meqë subjekti është i përbërë nga disa komponentë, njëri prej të cilëve bashkëshorti i ministres si mijëra të tjerë dhe ka një pronë private si mijëra të tjerë, nuk mund të marrë të shfrytëzojë plazhin përballë pronës private. Kjo duhej thënë? Nga mënyra se si diskutohet, duket sikur këtu qeveria ka marrë një pronë shtetërore dhe ia ka dhënë bashkëshortit të një ministreje. Ndërkohë që këtu ka ndodhur ajo që ndodh në të gjithë vijën bregdetarë për mijëra shqiptare që kanë pronën e tyre, resortin e tyre dhe që marrin në shfrytëzim pjesën përkatëse të plazhit përballë pronës së tyre private sepse si në të gjithë botën demokratike ose jo ku ekziston prona private, shteti ndjek këtë praktikë që plazhi të mirëmbahet, të pastrohet.

Deri kur ne kemi filluar të merremi me vijën bregdetare, nuk ka pasur një pëllëmbë rërë ku njeriu mund të shkonte pa paguar. Uzurpim barbarësh pa pasur as prona private, as të drejta por duke iu dalë para atyre që kishin këto të drejta, duke degraduar e degjeneruar. Jo se sot është fushë me lule”, tha Rama.

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar23 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix1 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix1 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix1 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix1 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar1 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix1 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix1 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix1 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook