Radar
Joe Biden ngatërron Suedinë me Zvicrën
Biden ngatërron Suedinë me Zvicrën: Jam i shqetësuar për të zgjeruar NATO-n prandaj u ngatërrova

Gjatë samitit të NATO-s, në Spanjë Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka bërë një tjetër lapsus që u bë viral në rrjetet sociale.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka ngatërruar Suedinë, me Zvicrën.
Presidenti amerikan po lavdëronte dy vendet nordike që pritet t’i bashkohen aleancës euro-atlantike, Finlandën dhe Suedinë, duke thënë gabimisht Zvicrës.
“O zot, jam aq i shqetësuar për të zgjeruar më tej Aleancën saqë u gabova…”, tha presidenti amerikan.
Biden e përshkroi ftesën e dy anëtarëve të rinj si një “akt historik” si pjesë e përgjigjes së Perëndimit ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe agresionit në rritje ndaj fqinjëve të tjerë evropianë.