Mix
Flokët e vërtetë të Kylie Jenner janë shumë ndryshe
Flokët *e vërtetë* të Kylie Jenner janë shuuumë më ndryshe nga ç’mendonim
GETTY
Kur bëhet fjalë për eksperimentimin e flokëve, Kylie Jenner është mbretëresha e ngjyrave dhe modeleve. Të hënën e shohim me flokë ngjyrë rozë, të martën si një bionde të ëmbël. Gjithsesi, të gjithë jemi kuriozë ta dimë se si janë në të vërtetë flokët e miliarderes, ndaj Kylie ka postuar një foto të rrallë, ku na tregon pikërisht FLOKËT!INSTAGRAM
Në foton e postuar, Kylie ka një model të shkurtër dhe mban disa kapëse në formën e fluturave. Ajo paraqitet me makeup-in e saj identifikues, ndërkohë që një ekip profesionist i trajton dhe i lyen pjesën e rrënjës.
Kylie është gjithmonë e kuruar dhe siç e kemi vënë re, flokët dhe eksperimentimin me to i ka prioritet.