Mix
Çfarë të hash kur je i stresuar?

Për arsye nga më të ndryshmet, shpesh mund të kemi stres. Kjo shoqërohet me rritjen e nivelit të kortizolit. Ky hormon është përgjegjës për shtimin e dëshirës për ushqim dhe për grumbullimin e yndyrave në bark.
Sa herë ndiheni nervozë e të stresuar, shmangni ilaçet.
Në vend të tyre konsumoni pak nga këto ushqime që rendisim më poshtë:
Frutat e pyllit
Janë të pasura me vitaminë C dhe luftojnë së tepërmi stresin.
Çokollata
Ju qetëson dhe ul ndjeshëm presionin e gjakut
Hudhra
Forcon sistemin imunitar pasi është e pasur me shumë antioksidantë.
Çaji jeshil
Rrit vigjilencën dhe përqendrimin
Portokalli
Është burimi kryesor i vitaminës C
Asparagët
Janë të pasura me folatë dhe ju japin një ndjesi pozitive
Arrat
Parandalojnë humbjen e kujtesës dhe luftojnë stresin. Janë të pasura gjithashtu me acide yndyrore omega-3.