Radar
“Shtet banal”/ Haçkaj: Rama kriminalizoi vendin në çdo hallkë
“Shtet banal”/ Haçkaj: Rama kriminalizoi vendin në çdo hallkë
Florian Haçkaj nga Diaspora për Shqipërinë komentoi në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv draftin e propozuar nga qeveria për amnistinë fiskale.
Ai deklaroi se Rama ka krijuar një shtet të kriminalizuar në çdo hallkë ndërsa komentoi edhe deklaratën e Gjiknurit në Londër.
Sipas tij Rama mbyll sytë kundrejt njerëzve që i ka pranë vetes të cilët janë të përfshirë në aktivitete të jashtligjshme.
“Më bën përshtypje kur dëgjoj PS-në që i rriti në piedestal patronazhistët, kur vjen puna për drejtues të lartë, apo drejtues firmash, nuk i dine.
Për kryetarët e bashkive të inkriminuar nuk i dine Nuk dinë çfarë është turpi. Gjiknuri shkon në Londër, flet me gjuhë banale, ‘çunat e londrës’, ka diçka që fshihet.
Mirë që qenkemi një shtet banal, po kundrejt BE-së, do përmbushësh kushtet apo do zihesh me Bullgarinë në panel.”-tha ai.