Lidhu me ne

Mix

E njohim të gjithë si oksimetër, pse duhet dhe si përdoret

E njohim të gjithë si oksimetër, pse duhet dhe si përdoret

oksimeter

Oksimetri është një mënyrë e veçantë, indirekte dhe jo invazive, që mat sasinë e oksigjenit në gjakun e pacientit. E thënë më e detajuar, përcakton ngopjen me oksigjen të hemoglobinës së pranishme në gjakun arterial. Shpesh shkurtimisht shkruhet SpO2.

Përveç të dhënave mbi sasinë e oskigjenit në gjak, oksimetri jep të dhëna dhe për parametrat e tjerë jetësorë të pacientit si frekuenca kardiake.

Mund të përdoret kudo, qoftë në qendra spitalore, urgjenca por edhe në shtëpi. Në këto kohë pandemie është ndër mjetet mjekësore më të përdorura për shkak të koronavirusit.

OKSIMETRI

Oksimetri është i ndërtuar nga një pjesë që tregon matjen e oksigjenit në gjak dhe pjesa tjetër për përllogaritjen dhe shfaqjen e rezultatit.

Pjesa e tij përgjegjëse për matjen e oksigjenit, apo sonda e oksimetrit, mund të përshkruhet si një farë pince që normalisht vendoset në majën e gishtit në mënyrë të tillë që pjesët e saj të jenë në kontakt me pjesën e sipërme dhe të poshtme të majës së gishtit. Por ka dhe nga ato që masin oksigjenin në vesh. Në përgjithësi kjo sondë lidhet përmes një fije me njësinë e llogaritjes dhe shfaqjes së të dhënave të mbledhura. Në treg ka lloje të ndryshme oksimetrash.

PARIMI I FUNKSIONIMIT

Parimi i funksionimit ku bazohet oksimetri është spektrofotometria. Në fakt, vetëm oksimetri nuk është gjë tjetër veçse një spektrofotometër ku sonda është e pajisur me një burim, e pozicionuar në krahun e një pince i cili lëshon rrezatim drite në një gjatësi vale të caktuar (në këtë rast rrezatimi i dritës i lëshuar është në fushën e rrezeve të kuqe dhe infra të kuqe).

Fashat e dritës së kuqe dhe infra të kuqe tejkalojnë gishtin, duke kaluar të gjitha indet dhe strukturat që e përbëjnë derisa arrijnë tek detektori i vendosur në anën tjetër të pincës. Gjatë këtij kalimi, fashat e dritës përthithen nga hemoglobina e lidhur me oksigjenin (oksihemoglobina apo HbO2) dhe nga hemoglobina jo e lidhur (Hb).

Më konkretisht, oksihemoglobina thith kryesisht dritën infra të kuqe, ndërsa hemoglobina jo e lidhur thith kryesisht në dritën e kuqe.

Oksimetri është në gjendje të llogarisë ngopjen e oksigjenit duke shfrytëzuar pikërisht këtë ndryshim të aftësive të dy formave të ndryshme të hemoglobinës për të thithur dritën e kuqe apo infra të kuqe.

Pikërisht për shkak të parimit të funksionimit ku bazohet oksimetri iështë shumë e rëndësishme që sonda e tij të vendoset në një zonë ku ka qarkullim sipërfaqësor dhe që lejon rrezatimin e dritës për të arritur detektorin e oksimetrit të vendosur në krahun tjetër të pincës në të cilin gjendet burimi që gjeneron fashat e dritës.

VLERAT E OKSIGJENIT NË GJAK

Oksimetri jep të dhëna për nivelin e oksigjenit si përqindje e hemoglobinës së lidhur me këtë të fundit:

Vlerat mes 95 dhe 100% në përgjithësi konsiderohen normale, megjithëse një vlerë e saj 100% tregon praninë e hiperventilimit.

Vlera mes 90 dhe 95% në fakt është e lidhur me hipo-oksigjenim live.

Vlera më pak se 90% tregon praninë e një hipoksemie për të cilën do të jetë e nevojshme ti nënshtroheni analizave më të thelluara si hemogazanaliza.

PËRSE MATET

Monitorimi i nivelit të oksigjenit në gjak është shumë i rëndësishëm si në urgjencë dhe në shtëpi për të vlerësuar nëse është nevoja e ventilimit të asistuar.

Krahas situatës aktuale nga COVID-19, matja e tij nevojitet dhe për të vlerësuar efikasitetin e trajtimit të ilaçeve apo trajtimeve të tjera apo për të kuruar sëmundje themelore (psh. Bronkodilatatorët).

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook