Mix
Një zonjushë shumë simpatike/ Vajza e Alketa Vejsiut shfaqet në Tiranë
Një zonjushë shumë simpatike/ Vajza e Alketa Vejsiut shfaqet në Tiranë

Moderatorja Alketa Vejsiu, gjithnjë ka qenë e kujdesshme për të mbajtur larg syrit mediatik jetën e saj private dhe familjen.
Së fundi duket se mediat rozë janë përqëndruar tek shfaqja e vajzës së saj Nikol, e cila tahsmë është një zonjushë shumë simpatike.
Ndonëse jeton dhe studion në Londër, vajza e Alketës ka gjetur kohën për t’u rikthyer në Tiranë, ku tashmë është shndërruar në një personazh të njohur.
Bashkë me mamanë e saj ajo tashmë shkon në eventet që organizohet, duke ndarë kohën me disa nga personazhet më të njohur të showbizzit tonë.
Në rrjetet sociale, Nikol tashmë është shndërruar në yllin e ri, ku ka vëmendjen e të gjithëve, jo vetëm si vajza e Alketës, por edhe si një zonjushë shumë simpatike.

