Lidhu me ne

Mix

Kush jeton më gjatë, njerëzit optimistë apo ata pesimistë ?

A jetojnë vërtet më gjatë njerëzit optimistë? Ja çfarë thotë studimi më i fundit

A jetojnë vërtet më gjatë njerëzit optimistë? JaFoto ilustruese

Keni tendencën ta shihni gotën gjysmë plot apo gjysmë bosh? Shihni në çdo rast anën e mirë të jetës? Nëse po, mund të habiteni kur të mësoni se kjo prirje mund të jetë shumë e mirë për shëndetin tuaj. Një numër i madh studimesh, kanë treguar se optimistët gëzojnë nivele më të larta të mirëqenies, bëjnë gjumë më të mirë, kanë më pak stres, madje edhe shëndet më të mirë kardiovaskular dhe një sistem imunitar më të fortë.

Edhe një studim i ri tregon se të qenit optimist lidhet me një jetëgjatësi më të madhe. Për të kryer studimin e tyre, studiuesit gjurmuan jetëgjatësinë e gati 160.000 grave të moshës 50- 79 vjeç për një periudhë prej 26 vjetësh. Në fillim të studimit, gratë raportuan në një anketë mbi nivelin e optimizmit që kishin.

Gratë me rezultatet më të larta në këtë aspekt, u kategorizuan si optimiste. Ato me pikët më të pakta konsideroheshin si pesimiste. Më pas në vitin 2019, studiuesit vëzhguan pjesëmarrësit që ishin ende gjallë. Po ashtu, ata vëzhguan edhe jetëgjatësinë e pjesëmarrësve që kishin vdekur tashmë.

U zbulua se ata që kishin nivelet më të larta të optimizmit, kishin më shumë gjasa të jetonin më gjatë. Më e rëndësishmja, optimistët kishin gjithashtu më shumë gjasa të arrinin deri në të 90-at në krahasim me ata që ishin pesimistë. Studiuesit i referohen kësaj si “jetëgjatësi e jashtëzakonshme”, duke pasur parasysh se jetëgjatësia mesatare për gratë është rreth 83 vjet në vendet e zhvilluara.

Ajo që i bën veçanërisht mbresëlënëse këto gjetje, është se rezultatet mbetën të tilla edhe pas llogaritjes së faktorëve të tjerë të njohur që parashikojnë një jetë të gjatë, përfshirë nivelin e arsimit dhe statusin ekonomik, përkatësinë etnike, dhe faktin nëse një person vuan nga depresioni apo sëmundje të tjera kronike shëndetësore.

Por duke pasur parasysh se ky studim shqyrtoi vetëm gratë, është e pasigurt nëse e njëjta gjë është e vërtetë edhe për burrat. Një studim tjetër i cili vëzhgoi si burrat po ashtu dhe gratë, zbuloi se njerëzit me nivelet më të larta të optimizmit kishin përkatësisht një jetëgjatësi 11- 15 për qind më të madhe se sa ata që ishin më pak optimistë.

Por pse optimistët jetojnë më gjatë? Në pamje të parë duket se kjo ka të bëjë me stilin e tyre të shëndetshëm të jetesës. Për shembull, hulumtimet nga disa studime kanë zbuluar se optimizmi është i lidhur me pasjen e një diete të shëndetshme, të qëndruarit fizikisht aktiv, dhe pasjen e më pak gjasave për të pirë duhan.

Këto sjellje të shëndetshme janë të njohura se përmirësojnë shëndetin e zemrës, dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, që janë një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në nivel global. Pasja e një stili jetese të shëndetshëm, është po ashtu e rëndësishme për reduktimin e rrezikut nga sëmundjeve të tjera potencialisht vdekjeprurëse si diabeti dhe kanceri.

Por pasja e një stili jetese të shëndetshëm, mund të jetë vetëm një pjesë e arsyes pse optimistët kanë një jetë më të gjatë sesa mesatarja. Studim i fundit, zbuloi se mënyra e jetesës përbën vetëm 24 për qind të lidhjes midis optimizmit dhe jetëgjatësisë.

Dhe kjo sugjeron se një sërë faktorësh të tjerë ndikojnë tek jetëgjatësia e optimistëve. Një arsye tjetër e mundshme, mund të jetë mënyra se si optimistët e menaxhojnë stresin. Ata përdorin strategji adaptive të përballimit të stresit, që i ndihmojnë ata ta zgjidhin burimin e stresit, ose ta shohin situatën në një mënyrë më pak stresuese.

Për shembull, optimistët do t’i zgjidhin më shpejt problemet, dhe do të planifikojnë mënyra për t’u përballur me burimin e stresit, thërrasin të tjerët për mbështetje ose do të përpiqen të gjejnë një “axhendë” edhe në mesin e një situate stresuese. Të gjitha këto qasje dihet se reduktojnë ndjenjat e stresit, si dhe reagimet biologjike që ndodhin kur ndihemi të stresuar. Janë këto reagime biologjike ndaj stresit – si niveli i lartë i kortizolit (ndonjëherë i quajtur “hormoni i stresit”), rritja e rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut, dhe dëmtimi i sistemit imunitar – që mund ta dëmtojnë shëndetin me kalimin e kohës dhe të rrisin rrezikun për zhvillimi i sëmundjeve kërcënuese për jetën, siç janë ato kardiovaskulare.

Me pak fjalë, mënyra se si optimistët përballen me stresin mund të ndihmojë në një farë mënyrë për t`i mbrojtur ata kundër efekteve të tij të dëmshme. Optimizmi shihet zakonisht nga studiuesit si një tipar i një personaliteti relativisht të qëndrueshëm, që diktohet nga ndikimet gjenetike dhe ato të fëmijërisë së hershme (siç është pasja e një marrëdhënie të sigurt dhe të ngrohtë me prindërit). Por nëse nuk jeni natyrshëm të prirur për ta parë gotën gjysmë plot, ekzistojnë disa mënyra se si mund ta rrisni kapacitetin tuaj për të qenë optimistë.

Studimet tregojnë se optimizmi mund të ndryshojë me kalimin e kohës, dhe mund të kultivohet duke u angazhuar në ushtrime të thjeshta. Për shembull, hedhja në një letër e hapave që mund të ndiqni “për të qenë një njeri më i mirë”, është një teknikë që mund të rrisë ndjeshëm optimizmin, të paktën përkohësisht.

Por për rezultate më të mira, qëllimet duhet të jenë pozitive dhe të arsyeshme, dhe jo thjesht mendime të dëshirueshme. Në mënyrë të ngjashme, thjesht të menduarit për ngjarje pozitive të së ardhmes mund të jetë gjithashtu efektiv për rritjen e optimizmit.

Po ashtu është e rëndësishme të reduktoni çdo pritshmëri për sukses, duke pasur një pikëpamje më të saktë të asaj që mund dhe nuk mund ta kontrolloni në jetë. Optimizmi përforcohet kur përjetojmë rezultatet pozitive që i presim, dhe mund të bjerë kur këto rezultate nuk janë ashtu siç duam të jenë.

Edhe pse nevojiten më shumë kërkime, përfytyrimi i rregull se si të kesh rezultatet më të mira të mundshme, dhe si të ndërmarrësh hapa realistë drejt arritjes së tyre, mund të ndihmojë në zhvillimin e një mendësie optimiste. Sigurisht për disa, kjo mund të jetë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet.

Nëse jeni një njeri që nuk është optimist në natyrën e tij, shanset më të mira për të përmirësuar jetëgjatësinë janë pasja e një stili jetese të shëndetshme, duke qëndruar fizikisht aktivë, duke pasur një dietë ushqimore të shëndetshme, duke e menaxhuar stresin dhe bërë një gjumë të mirë gjatë natës. Shtojini kësaj edhe kultivimin e një mentaliteti më optimist, dhe mund të rrisni më tej shanset tuaja për një jetë të gjatë.

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Michelle dhe Barack Obama drejt DIVORCIT?

Në mediet e huaja, kryesisht ato amerikane prej disa ditësh, kanë nisur spekulime për një divorc të mundshëm të ish-presidentit amerikan...

Radar11 orë më herët

Berlusconi shpiku oligarkinë moderne, Elon Musk po e zgjeron atë

Shkruar nga Francis FukuyamaDonald Trump dhe Elon Musk / Në vitin 2020, ne thamë se platformat e mëdha të internetit...

Mix11 orë më herët

“S’ka burrë që më rreh mua”, Anita Haradinaj për aludimet: Dy herë jam rrëzuar prej takave

Moderatorja Anita Haradinaj iu është adresuar sërish raportimeve të mediave kosovare disa vite më parë se ajo u dhunua nga bashkëshorti...

Sport16 orë më herët

Tyson me vetëm një blerje, ka shpenzuar të gjithë 20 milionët e fituar ndaj Jake Paul

Mike Tyson ka shpenzuar thuajse të gjitha paratë që fitoi nga ndeshja e boksit kundër Jake Paul. As nuk pati...

Mix17 orë më herët

Rivaliteti Bezos-Musk, Blue Origin lëshon në hapësirë raketën New Glenn

Kompania e hapësirës e themeluar nga Jeff Bezos, Blue Origin, ka arritur të lëshojë për herë të parë në orbitë...

Radar17 orë më herët

“PS merr mbi 50% të votave nëse zgjedhjet bëhen sot, Rama më i pëlqyeri” – Sondazhi

Në sondazhin e kryer nga sondazhisti Eduard Zaloshnja, PS-ja do merrte mbi 50% të votave nëse zgjedhjet do mbaheshin sot....

Radar17 orë më herët

Marrëveshje 100-vjeçare mbrojtjeje Britani e Madhe-Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka firmosur një marrëveshje 100-vjeçare partneriteti me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në atë që Associated Press...

Kryesore17 orë më herët

Akuza: Ndaloi djalin e Samir Manes, drejtuesit i bënë presion, polici tentoi vetëvrasjen!

Ngjarja e një polici të hedhur nga një pallat në Tiranë zbulon një situatë të rëndë në këtë vend që po...

Kryesore2 ditë më herët

Sloganet e partive politike dhe mesazhet– si do të ndikojnë në fushatën zgjedhore?

Gëzim Mekuli – Njohës i mediave dhe retorikës Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të...

Radar2 ditë më herët

Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat...

Facebook