Lidhu me ne

Kryesore

Berisha: Rama-Balluku ndajnë me Salillarin dhe Salillarët e tyre 333 milionë euro tendera me një ofertë

Berisha: Rama-Balluku ndajnë me Salillarin dhe Salillarët e tyre 333 milionë euro tendera me një ofertë

Berisha: Rama-Balluku ndajnë me Salillarin dhe Salillarët e tyre 333

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas skandali të publikuar nga mediat lidhur me 11.4 milionë euro tender që firma “Salillari” e ka përfituar nga qeveria pa garë.

Me një postim në Facebook, Berisha shkruan se tenderi në fjalë i përfituar nga Salillari është një akt i mirëfilltë korruptiv ku kompania ka fituar si ofertues i vetëm. Berisha shton se Salillari ka aksione të përbashkëta me Ramën teksa rikujton rastin kur Rama bëri avokatin e firmës kur kjo e fundit u denoncua nga qytetarët për rrugët problematike që ndërton.

“Unë e konsideroj shuam të papërshtatshme që të sulmohen kompanitë në mungesë të analizës. Se mund të jetë një rrugë e bërë edhe sot dhe për arsye që nuk lidhen fare me kompaninë, por në kushtet e një lëvizje gjeologjike që mund të jetë pika që derdh kupën nga erozioni në një zonë të caktuar mund të ketë çarje”, ka thënë Rama.

Postimi i Berishës:

Të dashur miq, këto ditë Salillari, në një akt të mirëfilltë korruptiv, fitoi si afertues i vetëm dhe me 99,99% të vlerës tenderin prej 11,4 milionë euro, për mirëmbajtjen e rrugëve të jugut!

Salillari u be i famshëm në Janar të vitit 2021, me shembjen e rrugës së Borshit, pas keqndërtimit prej tij të kësaj rruge. Ai ishte ndërtuesi i rrugëve me çarje të mëdha në aksin Çorovodë-Përmet, e rindërtuar po nga ‘Salillari’, ku rruga e përfunduar pak kohë ka dëmtime serioze të bazamentit, siç shihet nga pamjet. E njëjta gjë është në aksin, që mirëmbahet pikërisht nga ‘Salillari’ Vlorë-Orikum, i cili ka pësuar dëmtime të shumta në kilometrin e 7-të të tij dhe janë vetë banorët që shprehin shqetësimin.

Por Salillari duket se ka aksione të përbashkëta me Ramën, i cili personalisht dhe direkt i bënë avokatin e tij ndaj dhe ai vazhdon të fitoj tendera me 99.9% si ofertues i vetëm. Kësaj i thonë vjedhje dhe vetëm vjedhje me firmë qeveritare.

Skandali i radhës i ARRSH-së do t’u kushtojë 11,4 milionë euro xhepave të qytetarëve shqiptarë në këtë kohë krize. Bëhet fjalë për tenderin e fituar pa garë nga SALILLARI për mirëmbajtjen e akseve kryesore të Rajonit Jugor.

Në tenderin e ARRSH me vlerë 1,4 miliardë lekë, ekuivalent me 11,4 milionë euro, ka marrë pjesë vetëm kompania “Salillari”, e cila ka dhënë një ofertë sa 99,99% e fondit limit, me një diferencë prej rreth vetëm 800 euro nga pragu.

Fillimisht, institucioni i drejtuar nga Evis Berberi e ka përzgjedhur Salillarin si kompani që ka kaluar fazën parakualifikuese dhe i ka dërguar ftesë për të marrë pjesë në fazën e dytë, duke paracaktuar që në fillim pjesëmarrjen me vetëm një ofertues në tender. Kontrata parashikon mirëmbajtjen për 4 vite të 7 akseve rrugore kombëtare, Tepelenë – Gjirokastër – Kakavi, LevanTepelenë, Vlorë- Sarandë, Gjirokastër – Sarandë, By Pass – Levan – Vlorë, 6 Ura e Kranesë – Konispol (Dogana Qafë-Botë), dhe tri lote të rrugës gjysmë të përfunduar Kardhiq – Delvinë.

Në fakt nuk është se ka ndryshuar shumë në mirëmbajtjen e rrugëve të këtij rajoni, pasi kompania “Salillari” kishte edhe kontratën e mëparshme 5-vjeçare.

Megjithëse ajo kontratë shkaktoi polemika të mëdha për shkak të problemeve të shumta që shoqëruan mirëmbajtjen e rrugëve te rajonit të Jugut, ARRSH zhvilloi një tender pa garë duke i dhënë përsëri Salillarit plot 11,4 milionë euro.

Ndërkohë që vlen të theksohet se gjatë raportimit të Komisionit të Prokurimeve Publike në Komisionin e Ligjeve, u evidentua si problem shqetësues fenomeni i tenderëve pa garë që për vitin 2021 kishin kapur vlerën e 333 milionë euro, ose rreth 34% të vlerës totale të tenderëve. Ndërkohë që në rezolutën që do të votohet në Parlament në seancën e ardhshme kërkohet korrigjimi i këtij problemi pasi edhe numri i ankuesve është rritur.

TENDERËT PROBLEMATIKË

Në fakt, tenderi me vlerë 11.4 milionë euro i dhënë pa garë e ku ARRSH regjistron si arritje kursimin e 800 eurove, nuk është rasti i vetëm që i këtij institucioni. Rreth një javë më parë, gazeta “Panorama” njohu opinionin publik me një tjetër skandal të ARRSH.

Bëhej fjalë për tenderin me vlerë 1,18 miliardë lekë, ose 9,7 milionë euro, për rikonstruksionin e aksit 19 km të gjatë Maliq-Lozhan i RiStrelcë, ku fituese është shpallur kompania “Gjikuria” me një ofertë sa 98,4% e fondit limit. Kompania “Gjikuria” kishte ofruar 1.16 miliardë lekë, ndërsa skandali thellohet, pasi kjo ofertë është renditur e pesta për nga çmimi.

Oferta më e mirë dhënë nga bashkimi i operatorëve, kryesuar nga kompania “Arifaj”, ishte 1 miliard lekë, ose 8,7 milionë euro, plot 1 milion euro më e leverdishme se oferta e dhënë nga kompania “Gjikuria”.

Pastaj me radhë janë tri oferta të tjera më të mira, por që janë skualifikuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i drejtuar nga Evis Berberi. GARA Nga shtatë oferta që kishin shkuar për ndërtimin e Maliq-Lozhan i Ri-Strelcë, Autoriteti Rrugor Shqiptar kualifikoi pesë prej tyre, mes tyre 3 oferta më të mira dhe 2 më të larta se oferta fituese e dhënë nga kompania “Gjikuria”.

Ndërkohë, në dokumentin zyrtar të shpalljes së fituesit, nuk kishte asnjë informacion se pse ishte skualifikuar oferta e dhënë nga një bashkim operatorësh kryesuar nga kompania “BE – IS”, edhe pse kjo ofertë ishte e katërta më e leverdishme, me një vlerë prej 9,4 milionë euro, rreth 250 mijë euro më e lirë se oferta e kompanisë “Gjikuria”.

Për t’i dhënë tenderin kompanisë “Gjikuria” në shkelje të plotë, Autoriteti Rrugor kishte renditur një sërë justifikimesh për skualifikimet, por dyshimet për paracaktimin e fituesit janë të mëdha, pasi janë hequr katër oferta më të mira, që është dhe kriteri bazë i shpalljes së fituesit.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid: Njihuni me Aydan Nix, 23 vjeçe!

Supermodelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid së fundmi kanë konfirmuar se kanë një motër 23-vjeçare, Aydan Nix. Ato zbuluan...

Mix1 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që i pret një verë e paharrueshme!

Vera e vitit 2025 të sjellë emocione të forta, ndryshime pozitive dhe mundësi të papritura për disa shenja të zodiakut....

Mix1 ditë më herët

Chris Hemsworth mund t’i thotë lamtumirë Thor pas “Avengers: Doomsday”!

Në vitin 2011, as fansi më optimist i filmave nuk mund t’i thoshte Chris Hemsworth se do të kishte një...

Mix1 ditë më herët

Çfaaarë?! Zbulohet motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid

Nuk është më sekret: Supermodelet Gigi dhe Bella Hadid kanë një motër tjetër. Ajo është 23 vjeç, quhet Aydan Nix...

Mix1 ditë më herët

A e dëmton kafeja shëndetin e zemrës? Ja çfarë thotë studimit

Konsumi i kafesë nuk shoqërohet me një rrezik në rritje të fibrilacionit atrial, i cili është forma më e zakonshme...

Kryesore1 ditë më herët

“U dërgohet të huajve”, Berisha: Në 10 qershor gati raporti përfundimtar për farsën

Brenda 10 ditësh demokratët do të kenë gati raportin përfundimtar për atë që e quajnë farsë elektorale. Këtë pohoi Sali...

Kioske1 ditë më herët

Artur Zheji: Dhimbje-vajtimet e opozitës që askush nuk i dëgjon. Tre arsyet pse PD humbi zgjedhjet

Nga Artur Zheji Një tufë e madhe të paaftësh dhe një tufë egoistësh të përçarë, kënaqen tek sodisin 80 vjeçarin...

Mix1 ditë më herët

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Jeta e pazakontë e Paulo Coelho: Nga spitali psikiatrik në sukses global si shkrimtar?

Paulo Coelho, një ndër shkrimtarët më të dashur dhe të lexuar në botë, njihet për romanet frymëzuese që kanë prekur...

Mix2 ditë më herët

Miley Cyrus sqaron nëse fustani në “Flowers” ishte apo jo një “diss” për Jennifer Lawrence

Më mirë vonë, sesa kurrë!  Pas dy vitesh, Miley Cyrus më në fund ka folur për teoritë që qarkullonin rreth...

Facebook