Lidhu me ne

Mix

Kush e shpiku shkollën?

Kush e shpiku shkollën?

Kush e shpiku shkollën?

Shkolla është një institucion që urrehet (sidomos gjatë provimeve) nga miliona fëmijë në mbarë botën. Por në të njëjtën kohë miliarda të rritur e kujtojnë atë si ?kohën e vjetër të mirë?. Me gjithë të mirat dhe të këqijat e saj, shoqëria siç e njohim sot nuk mund të ekzistonte dot pa shkollat.

Dhe këtu nuk po flasim vetëm për godinat, por për të gjithë sistemin dhe mjedisin që na lejon t?ia transmetojmë njohuritë brezave të rinj, dhe t?i përgatitim ata për atë që do të vijë në botën reale (të paktën në teori). Por kush e shpiku shkollën?

Në Greqinë e lashtë, arsimi ishte disi i demokratizuar. Arsimimi në një gjimnaz cilësohej thelbësor për pjesëmarrjen në kulturën greke, por ishte i rezervuar vetëm për djemtë (dhe shpesh jo për të gjithë). Në Romën e lashtë, fëmijët e pasur mësoheshin nga profesorë privatë.

Por asnjëra prej tyre nuk është një shkollë, në kuptimin që ne e njohim sot. Gjithsesi në veprën e Platonit ?Republika?, e shkruar më shumë se 2300 vjet më parë, filozofi flet në favor të arsimit të detyrueshëm, edhe pse gratë dhe skllevërit nuk ishin pjesë e shoqërisë greke.

Ndërkohë ka disa dëshmi indirekte rreth shkollave në Kinë, që kanë ekzistuar të paktën 3000 vjet më parë. Por nuk ishin vetëm kinezët, grekët dhe romakët. Edhe Hindutë, kishin të zhvilluar sistemin e tyre të shkollimit në formën e gurukulave.

Në vitin 425 Pas Krishtit, Perandoria Bizantine krijoi sistemin e parë të njohur të arsimit fillor në botë, kushtuar edukimit të ushtarëve të regjistruar në ushtrinë bizantine, në mënyrë që asnjë pjesëtar i ushtrisë, të mos kishte probleme me kuptimin e manualeve të luftës.

Pjesë të ndryshme të botës kishin zhvilluar lloje të ndryshme edukimi, disa më efikase se të tjerat. Në Evropën Perëndimore (dhe sidomos në Angli), kisha u përfshi që herët në arsimin publik. Në Mesjetën e hershme u ngritën një numër i madh shkollash kishtare.

Shkolla më e vjetër ende funksionale është Shkolla e Mbretit në Kanterbëri, e cila është themeluar në vitin e largët 597. Disa shkolla të tjera ende funksionale, u themeluan po në shekullin VI, edhe pse ato ishin të hapura vetëm për djemtë.

Sigurisht në krahasim me shkollat ??moderne, arsimi në institutet e sipërpërmendura, ishte më i përqendruar tek mësimet fetare, gjuha, dhe vetëm aftësitë e nivelit të ulët ose praktik. Madje shumë prej tyre funksiononin në një dhomë të vetme, pa standarde dhe kurrikul të caktuar.

Por ndërsa njerëzimi po ecte përpara, edhe njerëzit filluan të kuptojnë nevojën për një sistem të organizuar për edukimin e brezave të ardhshëm. Për më shumë se 10 shekuj, shkollat ??ruajtën të njëjtin profil të përgjithshëm, të fokusuara kryesisht tek një grup i caktuar aftësish dhe trajnimesh fetare.

Në shekullin IX-të, në Fez të Marokut u themelua universiteti i parë në botë. Por ai u themelua si një xhami, dhe u fokusua tek mësimet fetare. Universiteti më i vjetër në botë ende funksional është ai Bolonjës, në Itali, i themeluar në vitin 1088.

Ai punësoi studiues nga objektet arsimore para-ekzistuese të këtij qytetit. Përveç fesë, universiteti mësonte artet liberale, të drejtën noteriale dhe shkrimin zyrtar. Universiteti i Bolonjës shquhej edhe për mësimdhënien e së drejtës civile.

Por ai nuk ishte një sistem arsimor publik ?për të gjithë?, por më tepër një ?shkollë? për elitën intelektuale. Në vitin 1592, një dukat gjerman i quajtur Palatin Zvaibryken u bë territori i parë në botë që vendosi me ligj arsimin e detyrueshëm për vajzat dhe djemtë, një arritje kjo e jashtëzakonshme dhe shpesh e injoruar në historinë e arsimit.

Ky shembull u pasua në vitin 1598 nga Strasburgu, në atë kohë një qytet i lirë i Perandorisë së Shenjtë Romake, sot pjesë e Francës. Përpjekje të ngjashme u shfaqën disa dekada më vonë në Skoci, edhe pse atje arsimi i detyrueshëm shkaktoi jo pak trazira politike dhe sociale.

Në Shtetet e Bashkuara, apo më saktë në kolonitë që më vonë do të bëheshin Shtetet e Bashkuara, tre akte legjislative të miratuara në Koloninë e Gjirit të Masaçusetsit në vitet 1642, 1647 dhe 1648, urdhëronin që çdo qytezë që kishte më shumë se 50 familje të punësonte një mësues, dhe çdo qytet me më shumë se 100 familje të ngrinte një shkollë.

Prusia, një shtet i spikatur gjerman, nisi të përdorë një sistem arsimor të detyrueshëm në vitin 1763 pas një dekreti mbretëror. Rregullorja kërkonte arsimimin e të gjithë të rinjve, vajza dhe djem nga mosha 5 deri në moshën 13-14 vjeç, duke u siguruar një arsimim bazë për fenë, këndimin, leximin dhe shkrimin.

Në Austrinë fqinje, Perandoresha Maria Tereza vendosi sistemin e arsimin fillor të detyrueshëm në vitin 1774. Gradualisht, arsimi i detyrueshëm po fillonte të merrte formë në gjithë Evropën. Ndërkohë, SHBA-ja po bënte revolucionin e vet arsimor.

Në vitin 1837, avokati dhe mësuesi Horas Man u bë Sekretar i Bordit të Arsimit të Masaçusets. Man ishte një mbështetës i shkollimit publik. Ai besonte se pa një popullsi të mirë-arsimuar, nuk mund të arrihej stabiliteti politik dhe harmonia sociale.

Ndaj ai parashtroi idenë e një sistemi arsimor publik universal për mësimin e fëmijëve amerikanë. Man përdori sistemin e tij të ?shkollës normale? në Masaçusets, dhe më vonë shtete të tjera në SHBA filluan zbatimin e reformave arsimore që kishte propozuar ai.

Për shkak të përpjekjeve të tij, Masaçusets u bë në vitin 1852 shteti i parë amerikan që kishte një ligj arsimor të detyrueshëm. Në një kohë kur gratë në shumë pjesë të botës nuk lejoheshin as të ndiqnin shkollat??, Man mbështeti emërimin e grave si mësuese në shkollat ??publike.

Në vend se t?u ofronin nxënësve mësime fetare, ?shkollat ??normale? të Man synonin t?u mësonin atyre lexim, shkrim, gramatikë, aritmetikë, gjeografi dhe histori. Idetë dhe reformat novatore të Man në vitet 1800, u bënë gurit i themelit të sistemit tonë shkollor modern.

Një studim i kryer nga Instituti i Arsimit në Britani, sugjeron se cilësia e arsimit fillor është më e rëndësishme për përparimin akademik, sjelljen sociale dhe zhvillimin intelektual të një individi, krahasuar me faktorë si të ardhurat e tij familjare, prejardhja dhe gjinia.

Një studim tjetër thekson se nxënësit që marrin një arsim fillor të mirë, kanë më shumë gjasa të fitojnë mirë, dhe të bëjnë një jetë më të mirë se të tjerët në të ardhmen. Ndërkaq, një raport i UNESCO-s zbulon se arsimi shkollor deri në 9-vjeç është i detyrueshëm në 155 vende.

Mjerisht, në botë sot ka më shumë se 250 milionë fëmijë, që nuk janë në gjendje të ndjekin shkollën. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), për shkak të varfërisë dhe mungesës së mundësive arsimore, 160 milionë fëmijë detyrohen të punojnë në të gjithë globin, dhe rreth 80 milionë prej tyre punojnë në mjedise të pashëndetshme.

Mijëra fëmijë të tillë abuzohen fizikisht dhe seksualisht, torturohen dhe madje trajnohen për të punuar nën urdhrat e mafies së drogës, grupeve kriminale dhe organizatave terroriste.  Sudani i Jugut në Afrikë ka shkallën më të ulët të shkrim-leximit në botë.

Vetëm 8 për qind e femrave në këtë vend janë të shkolluara, dhe vetëm 27 për qind e popullsisë së rritur. City Montessori School (CMS) në Dehradun të Indi, është aktualisht shkolla më e madhe në botë. Kampusi përmban 1.050 klasa, ku ndjekin mësimet çdo ditë më shumë se 50.000 studentë.

Për Horas Man, shkollat ??ishin një mjet për të prodhuar qytetarë të mirë, për të mbështetur vlerat demokratike, dhe për të siguruar mirëqenien e shoqërisë. Edhe pse jo të gjitha shkollat ??janë në gjendje t?i arrijnë këto synime, fuqia e edukimit shkollor mund të kuptohet mirë nga ajo që tha dikur shkrimtari i famshëm francez Viktor Hygo:?Ai që hap një shkollë, mbyll një burg!?.

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Kryesore2 orë më herët

Shkrihet Bindja Demokratike

Fotomontazh – Fabjan Topollaj dhe Astrit Patozi Partia Bindja Demokratike është drejt shkrirjes. Sipas informacioneve që disponon CNA, pretendohet se...

Mix2 orë më herët

Rezultatet zyrtare: Ja sa banorë ka Kosova në vitin 2024 ?

Në Kosovë jetojnë 1,602,515 banorë. Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Agjencisë të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati,...

Mix6 orë më herët

“Kush guxon të flasë kundër sistemit e pëson” – Influencerit Andrew Tate i sekuestrohen 3.4 milionë dollarë

Policia britanike mund të sekuestrojë afro 2.7 milionë paund (3.4 milionë dollarë) nga influenceri AndrewTate dhe vëllai i tij Tristan...

Radar6 orë më herët

Mandarina shqiptare bllokohet nga BE

Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria. Përgjatë javëve të fundit, Kroacia,...

Mix6 orë më herët

VIDEO/ Parashqevi Simaku shfaqet me një pamje të tjetërsuar, çfarë surprize po përgatitet?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka rrëmbyer vëmendjen e medias dhe të qytetarëve. Tashmë videot e saj janë virale...

Mix6 orë më herët

Video / Donald Trump shfaqet me model të ri flokësh

Një video që tregon presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, me një model flokësh dukshëm të ndryshëm, është bërë...

Radar6 orë më herët

Evi Kokalari hedh dyshime: Gjithë historia e Parashqevi Simakut, është inskenuar nga Fevziu dhe Elton Ilirjani

Evi Kokalari ka reaguar për videon virale të këngëtares Parashqevi Simaku, e cila më pasu u kthye në temë e...

Radar6 orë më herët

Lufta e Tretë Botërore ka nisur, ajo po zhvillohet në Ukrainë!

Shkruar nga Eva Hartog Sot, trupat në të dyja anët e vijës së konfliktit komunikojnë në spanjisht, nepalisht, hindu, somalisht,...

Mix1 ditë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Facebook