Lidhu me ne

Mix

Kush e shpiku frigoriferin?

Kush e shpiku frigoriferin?

Kush e shpiku frigoriferin?Foto ilustruese

Ka shpikje të cilat kanë shumë “baballarë”, dhe frigoriferi është pa dyshim njëri prej tyre. Në fakt, versioni i tij modern mori formë gjatë disa dekadave falë angazhimit të një serie të gjatë sipërmarrësish dhe njerëzish të shkencës.

Por ne mund të përpiqemi të supozojmë një datë të saktë: në vitin 1756, kur mjeku skocez Uilliam Kulen tregoi se si mund të krijohej një makinë frigoriferike, bazuar në parimin se kur avullon lëngun e largon nxehtësinë nga mjedisi me të cilin është në kontakt, duke e ulur temperaturën e tij.

Pak a shumë e ngjashme me atë që ndodh kur lahemi në det. Kur dalim nga uji, kemi ftohtë për shkak të avullimit të pikave të ujit të shpërndara në trupin tonë. Në vazhdën e studimeve të Kulen, shumë studiues projektuan makineri ftohëse futuriste.

Midis tyre, ishte inxhinieri amerikan Xhejkëb Perkins, që në vitin 1835, mori patentën për një makineri të ngrirjes, bazuar në ngjeshjen e avullit të eterit etilik, i konsideruar nga shumë ekspertë si prototipi i vërtetë i një frigoriferi.

Njerëzit kanë vrarë mendjen që nga kohërat më të hershme se si ta mbajë ushqimin të freskët. Që në kohët parahistorike, popullatat e para filluan të shqetësoheshin mbi mënyrën e ruajtjes së ushqimeve, në zgavra natyrore ku kishte akull dhe borë ose gërmuan vetë gropa që më pas u izoluan me kashtë dhe gjethe të thata.

Me kalimin e kohës, u përsosën metoda të tilla si tymosja, tharja, kriposja dhe mbi të gjitha ngrirja, e cila e linte më shumë se të tjerat të pandryshuar cilësinë e ushqimit. Gjatë dimrit, grumbullohej akull dhe borë nëpër zgavra natyrore. Mbi ekzistencën e këtyre dhomave, ku ushqimi ishte i mbrojtur nga kontaminimi dhe prishja (shkaku i mundshëm i sëmundjes), ka prova të shumta në antikitetin kinez dhe egjiptian, por edhe në botën greke dhe romake.

Nga romakët u përhap përdorimi i këtyre “dhomave të akullta” brenda shtëpive, të quajtura “cisternae frigidariae”, në të cilat akulli ruhej nga dimri në verë. Këto metoda mbetën në modë për shumë shekuj, gjatë të cilëve u shtuan edhe kutitë e mëdha të akullit të përbashkët ose neviere.

Në kohët moderne, kutitë e para të akullit shtëpiak vinin me dollapë ose objekte të ndërtuara nga marangozë ekspertë në teknikat e izolimit me materiale izoluese si kallaji. Pra, nga shekulli XVIII nisi një proces revolucionar: kalimi nga ruajtja e akullit të ofruar nga natyra, në krijimin e tij artificial.

Në gjysmën e dytë të shekullit XIX, lindën modele të reja të bazuara te ngjeshja dhe avullimi i substancave të tjera, si dioksidi i squfurit dhe amoniaku. Kjo u përdor në veçanti nga inxhinieri gjerman Karl von Lind, që në vitin 1876 krijoi një makineri ftohëse më efikase sesa çdo paraardhës.

Po atë vit, francezi Sharl Telje bëri një demonstrim praktik se sa të dobishëm ishin frigoriferët e gjeneratës së re, duke transportuar me anije (në dhoma të ftohta), nga Argjentina në Francë, një ngarkesë mishi, të ruajtur në një gjendje shumë të mirë edhe pas 3 muajsh udhëtim. Një kontribut vendimtar sa i përket efikasitetit të frigoriferëve dhe përdorimit të energjisë elektrike për t’i fuqizuar ato.

Konkretisht, frigoriferi i parë elektrik për përdorim shtëpiak u hodh në treg në vitin 1913 nga amerikani Fred W.Ulf Xhunior dhe u quajt Domelre (Frigorifer Elektrik DOMEStic).

Por duke pasur një çmim shumë të lartë, ai pati pak sukses. Më vonë frigoriferi pushoi së qeni një pajisje luksi, dhe që nga periudha e pas Luftës së Dytë Botërore, hyri në shtëpitë e gjysmës së botës. Gjatë gjithë shekullit XIX, dhjetëra shkencëtarë dhe shpikës u përkushtuan në këtë fushë, e cila kishte një ndikim të madh në një shoqëri që po ndryshonte pamje.

Në fakt, zhvillimi industrial kishte nxitur një proces urbanizimi dhe zbrazjeje të fshatit (me rritjen relative të distancës midis qendrave të banuara dhe vendeve të prodhimit të ushqimit), gjë që e bëri më të nevojshme se më parë ruajtjen e ushqimit për një kohë të gjatë.

Makinat e akullit, të krijuara nga shpikësit e shumtë të frigoriferit modern, ndoqën njëra-tjetrën, derisa në shekullin XX u krijuan modelet elektrike të prodhuara në SHBA (mbi të gjitha ato të General Motors, të quajtura “Frigidaire”). Nga viti 1931 u prezantua gjithashtu një ftohës i ri, freoni, i prodhuar nga një përzierje e klorofluorokarboneve (CFC).

Paralelisht u projektuan modelet e para të frigoriferëve të mëdhenj, ndaj nisi të zhvillohet shumë industria e ushqimit të ngrirë. Por për një kohë të gjatë, kjo ndodhi kryesisht në SHBA, pasi Europa do të ndahej nga metodat e vjetra të ftohjes vetëm midis viteve 1960-1970, kur bumi ekonomik do të garantojë një forcë të re ekonomike për konsumatorët, dhe në të njëjtën kohë një makineri, gjithnjë e më efikase dhe të përballueshme nga aspekti ekonomik.

Ndarja në kompartimente e frigoriferit, e përshkruar nga fushatat reklamuese si miku më i mirë i familjeve, eliminoi distancat midis konsumatorëve dhe burimeve ushqimore, duke favorizuar gjithashtu një diversifikim të shijeve (sistemet e reja të ftohjes industriale lejuan që ushqimi të mbërrinte në frigorifer nga e gjithë bota).

Në dekadat e fundit, janë futur në përdorim gazra të rinj, pasi freoni cilësohet si një nga shkaktarët kryesorë të vrimës së ozonit në atmosferë. Aktualisht po studiohen xheli ftohës dhe metoda të bazuara te fushat magnetike. Frigoriferët e sotëm janë përshtatur edhe me teknologjitë e reja.

Pajisjet më të avancuara janë të lidhura me internetin, të gatshme për të na njoftuar nëpërmjet smartfonit se cilat produkte po mbarojnë ose cilat janë gati të skadojnë. Ashtu siç do të bënte një mik i dobishëm i familjes.

MË TEPËR

Kryesore12 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar13 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix17 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix17 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix17 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet17 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal17 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske17 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore17 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook