Lidhu me ne

Kryesore

“Kalonte me benevrekë nga një samit në tjetrin”- Berisha sulmon Ramën: Në Bruksel nuk e përmendi njëherë Shqipërinë, bëri avokatin e Serbisë

“Kalonte me benevrekë nga një samit në tjetrin”- Berisha sulmon Ramën: Në Bruksel nuk e përmendi njëherë Shqipërinë, bëri avokatin e Serbisë

“Kalonte me benevrekë nga një samit në tjetrin”-

Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi kreun e qeverisë për qëndrimin që ai mbajti në Samitin e Brukselit, ku edhe këtë herë Shqipëria nuk mori një date për hapjen e negociatave.

Në një komunikim me gazetarët, Berisha tha se Rama i kundërvihet projektit të BE për Ballkanin, duke theksuar se në takimin e një ditë me parë nuk e përmendi asnjëherë Shqipërinë.

Berisha theksoi se Rama në këtë samit u mor me dy çështje, i bëri avokatinë Serbisë dhe kërkonte dhe “qortonte liderët e BE pse i kërkojnë Serbisë të zbatojë sanksionet kundër Rusisë”.

“Rama faktoi se në cilën anë është i rreshtuar. Mos harroni se ky samit ishte historik. Statusi Shqipërisë nuk iu dha sepse ai që kalonte nga samiti në samit me atlete të kuqe, benevrekë për të përqeshur protokollet zyrtare, të cilët në fund të fundit janë ndërtuar në akt respekti, fund e krye bazohen në një respekt ndaj mikut që të pret.

Tani ka nxjerrë kryet si një njeri që i kundërvihet projektit evropian në Ballkan. Skandaloze ishin deklaratat e Ramës. Ai nuk e përmendi njëherë Shqipërinë. Ai u mor me avokatinë e Serbisë dhe kërkonte dhe qortonte liderët e BE pse i kërkojnë Serbisë të zbatojë sanksionet kundër Rusisë.

Me argumentin e një kapitullanti. Sipas tij xhelatin e kombit ukrainas, 80% e serbëve e quajnë hero. Por nëse 80% e serbeve e quajnë heroi Putinin, ka një arsye, sepse ata qeverinë nga një Putin i vogël si Aleksandër Vuçiç.

Përdori fjalë fyese për lidershpin e BE, se ata nuk markan parasysh 3 qëndrimet negative të Serbisë ndaj Rusisë. Ky kishte shkuar atje për të mbrojtur interesat e vasalit të tij, të cilat Vuçiç i mbronte vetë”, tha ndër të tjera Berisha.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore1 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar1 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix1 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar1 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar1 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix2 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix2 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix2 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook