Kioske
Më mirë servil apo neutral ?
Nganjëherë servilët janë më të mirë se neutralët
Ferri është i mbushur me neutralë thotë Dantja
Në këto vite keqqeverisje të rilindjes kanë ndodhur shumë fenomene negative
Një fenomen negativ i kamufluar që ka përpirë shoqërinë tonë, dhe madje është bërë trend i shëmtuar, është neutraliteti.
Duhet inteligjenca minimale për të kuptuar që neutraliteti nuk ekziston.
Nëse je neutral je pro status-quosë, pra je kundër ndryshimit me gjendjen tënde.
Ky gjoja neutralitet midis shqiptarëve nuk ka ndodhur rastësisht, të jeni të sigurtë.
Propagandë e madhe dhe lek i madh e ka mundësuar këtë moskokçarje shqiptare.
Kur sheh neutralët e shtuar të vjen të puthësh në ballë lëpirësit dhe lajkatarët. Të paktën ata janë më të sinqertë.
Shpresoj që tifozët hollandezë t’ua kenë hequr turpin sadopak neutralëve namusqarë shqiptarë.
/Podiumi.com