Mix
Amber Heard planifikon të shkruajë një libër, ku do të tregojë gjithçka për Johnny Depp
Amber Heard planifikon të shkruajë një libër, ku do të tregojë gjithçka për Johnny Depp

Aktorja Amber Heard është në bisedime për të shkruar një libër, ku do të tregojë gjithçka në lidhje me ish-bashkëshortit Johnny Depp.
“Revista OK” e përshkroi si një libër “hakmarrjeje” pasi ajo doli e humbur në gjyqin e gjatë dhe shumë të përfolur.
“Amber e konsideron të përfunduar karrierën e saj në Hollywood. Ajo tashmë është në bisedime dhe është e emocionuar për këtë,” tha një burim i përshkruar si “i brendshëm” për OK!. “Në këtë pikë, ajo nuk ka asgjë për të humbur dhe dëshiron t’i tregojë të gjitha.”
“Por Heard, 36 vjeç, mund të ketë diçka për të humbur, me padi të mundshme pasi libri mund të krijojë polemika të reja”, tha një ekspert për revistën.
“Depp dhe avokatët e tij do të lexojnë dhe dëgjojnë gjithçka që thotë Heard”, tha autori Dror Bikel për OK! “Nëse ajo kalon kufirin, gjë që ka të ngjarë, nuk ka dyshim se do të goditet me një tjetër padi për shpifje dhe do të përfundojë menjëherë në gjykatë”.
Përfaqësuesit e Heard nuk e mohuan, por as pranuan të komentonin.
Pavarësisht raporteve, Heard tha në një intervistë në NBC “Dateline” se ishte “e tmerruar” që Depp mund ta padiste përsëri.
