Lidhu me ne

Mix

Shikoni vazhdimisht ëndrra të këqija? Këshilla si të shpëtoni nga makthet

Shikoni vazhdimisht ëndrra të këqija? Këshilla si të shpëtoni nga makthet

Keni pasur ndonjëherë një makth të gjatë, ëndrra të këqija gjatë natës dhe jeni zgjuar të lodhur të nesërmen në mëngjes. Nëse po, e keni parasysh se sa ndikon kjo ditën tjetër, pasi nata nuk ka qenë e qetë dhe s’keni mundur të pushoni.

Disa faktorë mjaft të zakonshëm , mund të shkaktojnë makthe. Por ka edhe këshilla që mund t’ju ndihmojnë të zvogëloni shanset për një makth.

Alkooli, droga ‘rekreative’, ilaçet dhe suplemente

Alkooli fillimisht mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë të thellë, pasi niveli i alkoolit në gjak ulet, por më pas ndodh e kundërta pasi shkakton zgjime herë pas here.

Ilaçet kundër depresionit dhe opioidet gjithashtu mund të rrisin mundësinë për të parë ëndrra të këqija. Melatonin, një suplement që mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë, mund të shkaktojë ëndrra të këqija. 

Zgjidhja: Mund të pini një gotë verë në mbrëmje, nëse është  e shëndetshme për ju. Thjesht pijeni të paktën katër orë para gjumit.

Zgjidhja e problemeve me medikamente dhe suplemente mund të jetë pak më e vështirë, kështu që ekspertët rekomandojnë që të diskutoni problemet e gjumit me mjekun që ju ndjek.

Hani para gjumit

Një vakt para gjumit nuk është diçka që këshillohet. Kjo ndodh sepse trupi juaj do të punojë shumë për të tretur ushqimin dhe për të dërguar sinjale në tru që të jetë më aktiv, gjë që mund të shkaktojë makthe.

Pavarësisht se çfarë hamë, sa më afër të jetë vakti deri në kohën e gjumit, aq më shumë trupi ynë do të punojë për tretjen ndërsa pushojmë.

Ngrënia në orët para gjumit është një zakon që me siguri do të shkaktojë çrregullime të gjumit dhe mund të shkaktojë makthe.

Zgjidhja: Hani vaktin tuaj të fundit dy deri në tri orë para gjumit. Ekspertët rekomandojnë ushqime të pasura me proteina si mishi i pulës, gjelit të detit, arrat dhe farat. Çajrat, veçanërisht çaji i kamomilit dhe çaji jeshil, rekomandohen gjithashtu për të reduktuar stresin.

MË TEPËR

Kioske5 orë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske5 orë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar5 orë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix5 orë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix5 orë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar6 orë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix6 orë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Kioske6 orë më herët

Tre vjet luftë dhe sanksione, ekonomia ruse mbetet e qëndrueshme dhe madje me rritje

Në një punim të përmbledhur për llogari të Institutit të Stokholmit për Paqen, Julian Cooper, vë në dukje se në tre vjet...

Aktualitet6 orë më herët

Analisti: Nëse Rama lë pushtetin për Presidencën, do të kemi një kryeministre femër

Edi Rama Analisti Ben Andoni thotë që synimi i Ramës në të ardhmen mund të jetë një Republikë Presidenciale, ku...

Kryesore6 orë më herët

“Voto 5!”/ Rama shpërndan foton e Chris LaCivita: Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër!

Edi Rama dhe Chris LaCivita Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një foto të Chris LaCivita, strategut amerikan që...

Facebook