Lidhu me ne

Radar

Në samit do shkojmë, çështja është me atlete apo këpucë

Nga Respublica.al

Edi Rama me kostum e me atlete Adidas edhe para Merkelit (foto) |  Presheva.com

Në samit do shkojmë, çështja është me atlete apo këpucë

Kryeministri tha që nuk do shkonte në Samitin e BE-së sepse ishte ngopur me Jo-të e BE-së. Sot njoftoi se do shkojë se do të promovojë Ballkanin e Hapur.

Në fakt ky nuk është kryeministër, ky është Edi. Që këto di të bëjë.

Vite më parë, kur zotëria drejtonte opozitën, deklaronte se nuk merrte pjesë në reformën zgjedhore pa takuar paraprakisht Berishën. Dhe u bindën të gjithë se ky është një farë burri që vinte historinë para. Pastaj, një pasdite, hyri në mes të mbledhjes që kishte nisur ku me atë rast takoi edhe Berishën kryeministër. U dha një shfaqje nga ato që duken sikur lëvizin srategjitë, por që në fakt janë asgjë më shumë sesa mizaskena të një aktori të vockël.

Mbajmë mend tërmetin fiktiv të shkëmbimit të territoreve, tani Ballkani i Hapur, dikur zero probleme me fqinjët, e kështu me radhë.

Për të ardhur në pikën kur sot Shqipëria nuk ka realisht një politikë, por veç një përkundje rreth humorit të një njeriu që e di shumë mirë se edhe brenda shfaqjes personale është kukulla e atyre që vlejnë më shumë se ai dhe ku ai është një instrument. Ne të shpresojmë megjithatë se BE-ja do e marrë seriozisht kësaj radhe pasi përndryshe Irpin në Ukrainë do mbetet pa u rindërtuar. Dhe të mendosh që opozita po bërtet se z. Rama është në pazare të mëdha!!! 

MË TEPËR

Kioske31 minuta më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix37 minuta më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore1 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar3 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix3 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar4 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar5 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix5 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore7 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix7 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook