Lidhu me ne

Mix

Djali i Elon Musk kërkon të bëhet femër

Djali i Elon Musk kërkon të bëhet femër, ndryshon emrin dhe shkëputet nga i ati

Një nga shtatë fëmijët e Elon Musk ka paraqitur dokumente ligjore, duke kërkuar ndryshimin e emrit sepse dëshiron të njihet si femër dhe nuk dëshiron të jetë i lidhur me babanë biologjik, në asnjë lloj mënyre apo forme.

Xavier Musk, 18 vjeç, po kërkon ta ndryshojë emrin në Vivian Jenna Wilson, në përputhje me identitetin e ri gjinor, sipas dosjes që u depozitua në muajin prill në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë në Los Anxhelo, pak pasi mbushi 18 vjeç.

Adoleshenti kërkoi gjithashtu një certifikatë të re lindjeje, me emrin e ri. Adoleshenti ka një vëlla binjak, Griffin. Nëna e tyre është autorja kanadeze Justine Wilson, e cila ishte e martuar me Musk nga viti 2000 deri në vitin 2008.

Binjakët lindën në vitin 2004, pas humbjes së fëmijës së parë. Djali i Wilson dhe Musk, Nevada, i lindur në vitin 2002, vdiq pas 10 javësh nga sindroma e vdekjes së papritur të foshnjave. Çifti ka gjithashtu edhe trenjakë 16-vjeçarë.

Pas ndarjes, Musk u lidh me këngëtaren Grimes, me të cilën ka dy fëmijë, por tashmë edhe kësaj marrëdhënie i ka dhënë fund.

Miliarderi Tesla nuk ka komentuar dosjen e çuar në gjykatë. Ai nuk ka qenë shumë i hapur për çështjet LGBTQ, por ka bërë disa komente në Twitter, një numër prej të cilave janë kritikuar si transfobike.

 

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar1 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix1 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook