Lidhu me ne

Aktualitet

Berisha flet për “rrezikun e madh” nga “Ballkani i Hapur”, paralajmërimi dhe thirrja për shqiptarët

Berisha flet për “rrezikun e madh” nga “Ballkani i Hapur”, paralajmërimi dhe thirrja për shqiptarët

Berisha flet për "rrezikun e madh" nga "Ballkani i

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur për gjenocidin serb në Kosovë gjatë promovimit të librit “Kurre mos harro”, i cili trajton këtë çështje.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme që të mbahet qëndrim ndaj gjenocidit serb në Kosovë, ndërsa dënoi ashpër sjelljet e kryeministrit Edi Rama.

Kryedemokrati theksoi se nisma “Ballkani i Hapur” që ka sjellë mosdakordësi mes Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, të cilën Rama e mbështet fuqimisht, është një projekt serb dhe rus që synon asgjësimin e Kosovës.

Teksa iu referua një deklarata të Vuçiçit, i cili ka thënë se Serbia do bëhet më e madhe, Berisha u shpreh se “do bëhet më e madhe duke marrë territore nga Kosova”.

“Nëse ka një gjë që duhet të ndaj njeriun e qytetëruar nga ai primitiv është qëndrimi ndaj gjenocidit. Nuk ka asgjë më thelbësore dhe themelore. Më thoni ju mua çfarë ndryshimi ka ky udhëheqësi ynë nga ai i Beogradit.

Por nëse në 1945 projekti ishte siç i shkruante Enver Hoxha Stalinit, Kosovën e lamë se është më e sigurt me Jugosllavinë, por edhe ne do shkojmë drejt saj. Çfarë po ndodh sot? Çfarë është “Ballkani i Hapur” thoni ju? Është asgjësimi i shtetit të Kosovës.

Diktatorët nuk fshehin asgjë, të shiturit thonë ato që i thonë padronët e tyre. Putini tha gjithçka për këto që po bën, nuk i fshehu ai këto. Problemi ishte se të tjerët nuk i besuan. A po i fsheh Vuçiçi qëndrimet e tij? Jo.

A nuk erdhi ai në Kosovë dhe deklaroi se Serbia do bëhet më e madhe. Nga do bëhej më e madhe, nga Kosova. A pati reagim nga plebenjtë e politikës shqiptare?

Tani kërkojnë të na trembin me luftë. Ne jemi shndërruar po aq vasalë sa ishim në 1945, por sot ka edhe një faktor të tretë dhe ky quhet Soros”, u shpreh Berisha.

Ky i fundit paralajmëroi shqiptarët se ndodhen para një rreziku të madh. Ndërsa kërkoi reagimin e këtyre të fundit, iu bëri të qartë se pushtetarë si Edi Rama, kohërat do të jenë të vështira.

“Ky është një projekt i rrezikshëm për kombin tonë dhe ne duhet ta kapërdimë këtë, të shkelim mbi gjenocidet.  Ora dhe koha fton shqiptarët të mos harrojnë se ndodhen para një rreziku. Thirrja ime është të ngrihemi në lartësinë, tu përgjigjemi thirrjeve të miliona shqiptarëve që ranë, u flijuan, u spastruan që ne të mbijetojmë.

Ne nuk duhet të kemi komplekse, asnjë lloj kompleksi nga askush, s’kemi shpallur ndonjëherë luftë, Kosova, që tani e kërcënojnë me luftë. Me klika në pushtet si Rama me vasalë të Beogradit shqiptarët do i kenë kohërat e vështira. Jam optimist që ky agresion serb ndaj shqiptarëve do mbarojë”, tha Berisha.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore2 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar2 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore3 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix3 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet3 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore3 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook