Lidhu me ne

Radar

Adriatik Lapaj bojkotoi emisionin, shmang përballjen me Altin Goxhajn


Adriatik Lapaj bojkotoi emisionin, shmang përballjen me Altin Goxhajn

Aktivisti i Shoqërisë Civile Adriatik Lapaj ka anuluar vetëm 30 minuta para pjesëmarrjen e tij mbrëmë në emisionin “Quo Vadis” në “Vizion Plus”.

Siç tregoi moderatorja e këtij programi televiziv, Lapaj kishte dhënë si argument për anulimin e pjesëmarrjes së tij, praninë e avokatit Altin Goxhaj në studio.

“Më duhet që të njoftoj se gjithashtu pjesë e panelit ditën e sotme, ishte edhe avokati Adriatik Lapaj. Pavarësisht se ishte njoftuar më herët dhe kishte konfirmuar pjesëmarrjen, dinte edhe se cilët ishin panelistët, ka njoftuar vetëm 30 minuta më parë që nuk do të merrte pjesë në këtë panel dhe shkak ishte avokati Altin Goxhaj për shkak të sulmeve që sipas tij ju keni bërë në adresë të z.Lapaj.”- tha gazetarja Pranvera Borakaj duke iu drejtuar avokatit.

Këtu Goxhaj ia priti se “shkak nuk janë sulmet”, por sipas tij asnjë person që punon për fondacionet e George Sorosit prej vitesh nuk guxojnë t’i dalin atij përballë nëpër studio televizive.

“Në fakt unë nuk mendoj se Adriatiku nuk është këtu për shkak të sulmeve, por asnjë person që punon për Sorosin nuk vijnë asnjëherë në një studio televizive përballë meje prej sa vitesh nuk numërohen.“– tha Goxhaj, i cili njihet për qëndrimet e tij të forta publike kundër miliarderit Soros dhe axhendave politike të tij.

Shpesh Goxhaj dhe Lapaj kanë patur përplasje në distancë lidhur me qëndrimet e tyre të kundërta… kujtojmë këtu protestat kundër rritjes së çmimeve që u ndanë në dy kampe.

MË TEPËR

Kryesore4 orë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore10 orë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal1 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar1 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike1 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet1 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske1 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar1 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar1 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar1 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook