Mix
Peshorja /Karakteristikat e përgjithshme për Peshoren
Peshorja
Karakteristikat e përgjithshme për Peshoren
Peshoret e ndishme udhëhiqen nga Venera- planeti i bukurisë dhe dashurisë.
Kjo e shpjegon të folurit e tyre të butë dhe fytyrën e bukur. Njejtë sikur Demat të cilët janë të udhëhequr nga Venera ashtu edhe Peshoret janë të rrethuar në mes artit, kulturës, bukurisë dhe harmonisë.
Nëse jeni të lindur në këtë shenjë atëherë për shkak të ndikimit të Venerës ju jeni adhurues të ushqimit të mirë dhe gjërave të shtrëjta. Por ndonjëherë pasioni që e keni për luks në sytë e tjerëve ju bën shumë materialista.
Peshorja ashtu si e paraqet edhe shenja dëshiron që gjithëçka të jetë e balansuar, prandaj ju nuk mund të duroni padrejtësi apo konflikt. Ndonjëherë ju jeni të pasigurt në pikpamjet tuaja dhe shpesh largoheni prej tyre. Por jo gjithmonë largimi juaj është për shkak se ndjeheni i/e mundur. Shumë shpesh lëshoni pe edhe kur jeni e sigurt që keni të drejtë për arsye që ti shamgeni konfliktit.
Dëshira juaj është që të këni paqe dhe harmoni. Gjithmonë luftoni për drejtësi dhe atë e bëni me stil.
Në dashuri jeni argëtues dhe romantik. Ju e dini se si ti bëni njerëzit tjerë për vete edhe jeni e sigurt se në brendinë tuaj fshihet një luftëtare e vërtetë. Dini shpesh të jeni dembele dhe urreni kur dikush ju shpejton, dëshironi që të gjitha punët ti kryeni atëherë kur ju mendoni se është koha, e jo kur mendojnë të tjerët.
Peshorja është shenja e kundër e dashit, simbol i individualitetit. Nëse ju jeni përfaqësues të shenjës Peshore gjithmonë do të keni kohë për të tjerët, por mos harroni që të ndani pak kohë edhe për vete.
Mësohuni të jeni të organizuar, kështu do të keni më shumë kohë që të kënaqeni në jetën tuaj të mrekullueshme.
Simboli: Peshorja
Simbolizon: Drejtësi, Barazi, Balanc, harmoni, bukuri dhe qëndrueshmëri.
Elementi: Ajri
Planeti: Venera- planeti i bukurisë dhe dashurisë
Dita e javës: E premte
Ngjyra: E arit
Numrat me fat: 5
Guri i çmuar: Korali
Profesionet më të mira: Dizajnera/e, jurist/e, politikanë/e, kirurg/e estetik, konsulent/e martese, foto modele dhe dekorues/e.
Karakteristikat e mira: Sharmant/e, të sjellshëm, të sinqertë, vetëkritik, dhe shumë të organizuar.
Karakteristikat e këqia: Krenarë/e, hezitues/e, manipulatorë/e, të lazdruar/a dhe dembelë/e.
Karakteristikat që ti dalloni: Linja të vogla simetrike dhe sy të butë.
Gjërat e dashura: Koncerte në salla të mëdha, poezi, dekorime të shtrejta , ushqim të pasur dhe garderobë të dizajnuar mirë
Gjërat që i urrejnë: Njerëz që grinden, të jenë të detyruar të marin vendime, ta ndëgjojnë fjalën ‘’ndoshta’’
Dëshira sekrete: Të duan dhe të jenë të dashur