Lidhu me ne

Mix

Ç’do të thotë të jesh një DASH, 5 karakteristikat e shenjës më të fortë të zodiakut

Ç’do të thotë të jesh një DASH, 5 karakteristikat e shenjës më të fortë të zodiakut

ARIESWOM

Ndodh që njerëzit e lindur në këtë shenjë ndonjëherë të paragjykohen se janë shumë të drejtëpërdrejtë dhe janë të parët që nisin debatet. Por, e vërteta është se ndryshe nga shumë të tjerë, ata kanë guximin për t’ua thënë gjërat në sy. Kështu, që për të krijuar më mirë një ide se ç’do të thotë vërtetë të jesh DASH, po ju tregojmë 5 karakteristika unike që e bëjnë Dashin shenjën më të mirë të zodiakut.

1.Dashi është një lider i lindur që di se çfarë duhet të bëj gjithmonë: 

Duke qenë se janë shenja e parë e horoskopit, Dashi është pioner për gjithçka. Janë gjithmonë gati për të vepruar dhe lumturohen kur marrin përsipër të drejtojnë diçka në mënyrë spontane.Konfidenca e tyre i ndihmon të kalojnë të gjithë pengesat dhe s’duan të jenë kurrë ndjekës të të tjerëve. Ata dinë si t’i përgjigjen çdo situate për të dalë në fund fitues. Është e kotë të komandosh një Dash!                                                                                                                                                                                                 

2.Nuk i frikësohen asnjë lloj rreziku: Ndryshe nga shenjat e tjera, Dashi beson tek fuqitë që zotëron dhe di si t’i përdorë ato. Njerëzit e një shenje të tillë do të luftojnë gjithnjë për atë çfarë duan dhe nëse kjo do të thotë të dalin jashtë zonës së tyre të rehatisë.             

                                  

3.Është vështirë të parashikosh një Dash, janë gjithnjë spontanë: 

Ashtu si zjarri, i nxehtë dhe jo gjithnjë i llogjikshëm edhe njerëzit e kësaj shenje nuk mendojnë gjatë për lëvizjen e tyre të ardhshme. Me një Dash s’ka asnjë shans që të mërzitesh sepse në një mënyrë apo një tjetër do ta gjejnë gjithnjë si t’i bëjnë gjërat interesante.                                                                                                                                                              

4.Janë të drejtpërdrejtë: 

Dashët janë shumë të ndershëm dhe u pëlqen të jenë të drejtëpërdrejtë me njerëzit. Meshkujt dhe femrat e kësaj shenje njihen si krijesat më të ndershme. Mos e ngatërroni me arrogancën kur një Dash ju thotë të vërtetën në sy. Ata e bëjnë këtë me familjen dhe njerëzit që duan. Do ta thonë gjithnjë atë që mendojnë. Mos prisni nga askush tjetër t’ua thotë gjerat siç janë përveçse dikujt që i përket shenjës së zjarrit. Ah, ata i urrejnë justifikimet, kështu që përrallat me mbret nuk do t’ju ecin me një Dash. Mos harroni se kanë një shqisë të 6-të për të kuptuar kur dikush po përpiqet t’i fyejë inteligjencën.                                                                                                                                                                                  

5.Një Dash është besnik deri në vdekje: 

Kur vjen puna tek dashuria ata i duan të gjitha ose asgjë. Sapo gjejnë dashurinë e vërtetë, njerëzit e kësaj shenje, nuk lëkunden lehtë. Janë të dashur, të përgjegjshëm dhe besnikë ndaj lidhjes. Ata do të gjenden gjithnjë për partnerin e tyre. Kur një Dash të jep fjalën e tij s’ka kthim pas. Janë gati të lëndojnë veten përpara se ta bëjën atë qellimisht me dikë tjetër. Nëse ti ke nevojë për të në 3 të natës, ai do të jetë aty. Është vetëm disa minuta larg.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar3 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix3 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix3 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix3 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix3 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix3 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal3 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix3 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook