Letersi
“Dhe ti, qe s’vdiqe nga plumbi, vdes një ditë nga thumbi”
Poezi nga Dritëro Agolli
Rastësitë
Në supin tim papritur erdhi të ulej një flutur,
Një sup të tillë kjo flutur c’pati që zgjodhi?
Të thuash se ishte një sup i bukur,
Gjepura! Kjo duhej të ndodhte dhe ndodhi!
Shumë gjera s’dime pse ndodhin ne lufte a ne paqe,
Për shembull, s’të zuri mes luftrave plumbi,
Në paqe të vjen një grerëz, me thumb të thumbon në faqe
Dhe ti, qe s’vdiqe nga plumbi, vdes një ditë nga thumbi….