Lidhu me ne

Mix

5 fjalitë që nuk duhet t’ia thoni kurrë një të sëmuri me kancer

Me para mund të blesh makina të shtrenjta, të organizosh udhëtime të çmendura, të kesh në garderobën tënde koleksionet e fjalës së fundit të modës, por nuk mund të blesh kurrsesi gjënë më të rendësishme në jetë: shëndetin.

Kur një njeri i familjes, ose shumë i dashur diagnostikohet me kancer vdekjeprurës, ndryshon gjithçka, ose bëhemi viktima të sëmundjes, ose trembemi aq shumë aq sa nuk kontrollojmë më as fjalët që themi. Mos harroni që në luftën e gjatë me sëmundjen, luan një rol të rëndësishëm edhe aspekti psikologjik.

Kur Deborah Orr, gzetare politike në ‘’The Guardian” zbuloi se kishte kancer nuk hoqi dorë për asnjë minutë nga puna e saj. Kur gjendja e saj u bë e ditur, merrte me qindra mesazhe e telefonata mëshiruese e shpresëdhënëse në ditë, megjithatë disa prej tyre e bënin akoma më të vështirë humorin dhe gjendjen e saj psikologjike.

Në listën e mëposhtme ajo rendit disa prej fjalive që nuk i duhen thënë kurrë një të sëmuri me kancer.

1. ‘’Nuk e ke idenë sa keq më vjen për ty.” – Kjo është fjalia e fundit që një i sëmurë me kancer do të donte të dëgjonte. E dimë që është e vështirë për të mos e thënë, por mundohuni të viheni edhe në pozitën e atij,asaj..shprehia e mëshirës mund t’i përkeqësojë gjërat.

2. ‘’Nëse ekziston një njeri që mund ta mposhtë këtë sëmundje, ajo je ti” – Në pamje të parë kjo fjali tingëllon motivuese, por nënvizon faktin që vetëm një njeri me karakter të fortë mund t’ia dalë në këtë betejë të vështirë me shëndetin. Mos harroni që ka me qindra pacientë introvertë, të ndjeshëm që ndoshta duke dëgjuar këtë fjali, do të ndihen dy herë fatkeqë për atë që u ka ndodhur.

3. ‘’Më dukesh mirë” – Fjali false dhe hipokrite.

4. ‘’Çfarë të tha doktori, mund të ‘mi tregosh pak analizat?” – Kjo është një gafë, që bëni mirë të mos e përsërisni më. Asnjë të sëmuri terminal nuk do t’i pëlqente që të bëjë publike historikun e sëmundjes së tij, aq më tepër që jo të gjithë kanë kulturën mjekësore për ta interpretuar atë.

5. ‘’Si të duket kemioterapia, ma shpjego pak se nuk e di si funksionon’’- Seriozisht e thatë këtë gjë? Kjo lloj kureshtjeje nuk shërben për asgjë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar2 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix2 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske3 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske3 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar3 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix3 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix3 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar3 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix3 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook