Mix
Sëmundja e shekullit /Varësia nga telefonat celurarë
Telefonat përveçse na ndihmojnë në komunikim ato janë bërë tashmë pjesë e pandar e jetës tonë, pasi në të njëjtën kohë ato janë një udhëzues për gjithçka që na thjeshtëson jetën. Por, nuk duhet të nënvlerësojmë aftësinë që të nxisin sjellje të rrezikshme dhe varësi tek njeriu.
Kjo varësi nuk është aspak ndryshe nga varësia që mund të kemi ndaj bixhozit alkolit apo dhe cigares. Ndikimin e kësaj varësie mund t’a ndjejmë në produktivitetin tonë, në funksionet e trurit si dhe në balancën mes jetës dhe punës.
62% marrin telefonin në dorë sapo zgjohen nga gjumi.
42% shikojnë telfonin ndërkohë që ecin.
79% harxhojnë në ditë 3 orë më telefon.
57% luajnë me telefon në transporte publike.
30% fokusohen tek telefoni kur janë në takim me dikë.
13% janë të varur nga ekrani i telefonit.
84% nuk e kalojnë dot asnjë ditë pa telefon në dorë.
Telefoni celular është bërë një lloj objekt rehati dhe shpëtimi nga ankthi, ndaj dhe është vënë re se njerëzit shpenzojnë kohë me telefonin në situata ku ndihen të keq apo dhe kur ndihen të vetmuar