Mix
Jennifer Lopez flet për ndarjen nga Marc Anthony
“Nuk më merrnin më për asnjë film”, Jennifer Lopez flet për ndarjen nga Marc Anthony
Ata janë prindër të dy fëmijëve
Jennifer Lopez ka folur në dokumentarin e saj të ri “Halftime” për martesën me Marc Anthonyn dhe mënyrën se si e ka përjetuar ndarjen.
“Kur fëmijët e mi ishin tre vjeç, unë u divorcova. Isha një nënë beqare me dy fëmijë të vegjël. Si artiste, humba pak nga kush isha duke u përpjekur të ndërtoja një jetë familjare perfekte. Në moshën 42-vjeçare, nuk më thërrisnin për ndonjë rol në film dhe kur u ktheva në punë, ndjeva se nuk e dija më se ku qëndronte vlera ime”, u shpreh ajo.
Ata kanë qëndruar së bashku për afërsisht një dekadë dhe janë prindër të dy fëmijëve.