Lidhu me ne

Radar

14-28 Tetor 1962/ Kur Kriza e Raketave Kubane, e çoi botën në prag të luftës bërthamore

14-28 Tetor 1962/ Kur Kriza e Raketave Kubane, e çoi botën në

Kriza Kubane e Raketave, i çoi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik shumë pranë

një konflikti që mund të ishte apokaliptik për mbarë botën. Shkak për 2 javët më të tensionuara të Luftës së Ftohtë, ishte zbulimi në Kubë më 14 tetor 1962 nga piloti i avionit spiun amerikan U-2, i raketës balistike sovjetike me rreze të mesme, SS-4, që po bëhej gati të instalohej.

Këto raketa, ndodheshin vetëm 90 milje nga brigjet e SHBA-së. Presidenti amerikan Xhon Kenedi u informua për situatën më 16 tetor. Ai thirri menjëherë një grup këshilltarësh dhe zyrtarësh, të njohur si komiteti ekzekutiv, ose ExCom. Në 13 ditët e ardhshme, presidenti dhe ekipi i tij u përballën me një krizë diplomatike me përmasa epike, ashtu si edhe homologët e tyre komunistë në Bashkimin Sovjetik.

Në një fjalim televiziv të datës më 22 tetor 1962, presidenti Xhon Kenedi njoftoi qytetarët amerikanë mbi praninë e raketave sovjetike, duke shpjeguar vendimin e tij për të vendosur një bllokadë detare përreth Kubës. Ai e bëri të qartë, se SHBA-ja ishte e përgatitur të përdorte edhe forcën ushtarake nëse duhej, për të neutralizuar atë kërcënim serioz ndaj sigurisë kombëtare.

Pas këtij lajmi, shumë njerëz u tmerruan se bota ndodhej në prag të një lufte bërthamore. Sidoqoftë, katastrofa u arrit të shmangej kur SHBA-ja ra dakord me ofertën e udhëheqësit sovjetik Nikita Hrushov, për të hequr raketat kubane në këmbim të premtimit të SHBA-së,

se nuk do të pushtonte Kubën.

Po si u arrit në atë pikë? Pas pushtimit të ishullit në vitin 1959, udhëheqësi i majtë revolucionar Fidel Kastro, u rreshtua në krah të Bashkimit Sovjetik. Nën sundimin e Kastros, Kuba u bë gjithnjë e më e ndërvarur nga sovjetikët për ndihmë ushtarake dhe ekonomike. Ndërkohë tensionet midis 2 superfuqive, ishin rritur vazhdimisht, që nga operacioni i dështuar i prillit 1961 në Gjirin e Derrave, kur refugjatët kubanë, të armatosur dhe të trajnuar nga Shtetet e Bashkuara, zbarkuan në ishull dhe u përpoqën të rrëzonin qeverinë e Fidel Kastros.

Ndonëse pushtimi nuk pati sukses, Kastro ishte i bindur se Shtetet e Bashkuara do të tentonin sërish. Ndaj ai kërkoi më shumë ndihmë ushtarake nga Bashkimi Sovjetik. Gjatë vitit që pasoi, numri i këshilltarëve sovjetikë në Kubë, u rrit në më shumë se 20.000.

Ndërkohë, Hrushovi ra dakord të dërgonte raketat balitistike në Kubë, për të rritur aftësinë e sulmit bërthamor të kombit të tij. Sovjetikët ishin prej kohësh të shqetësuar nga numri i armëve bërthamore, që kishin në shënjestër vendin, nga vendet në Evropën Perëndimore dhe Turqia.

Që nga fillimi i krizës, Kenedi dhe ExCom, deklaruan se prania e raketave sovjetike në Kubë ishte diçka e papranueshme. Sfida ishte të arrihej zhvendosja e tyre, pa shkaktuar një konflikt në shkallë të gjerë, dhe ndoshta një luftë bërthamore.

Në diskutimet mbi 1-javore, ata përpiluan një shumëllojshmëri opsionesh, përfshirë një sulm me bomba mbi bazat e raketave, si dhe një pushtim të plotë të Kubës. Në fund, Kenedi pati një qasje më të matur. Së pari ai angazhoi marinën amerikane në një bllokadë, për t?i penguar sovjetikët të dërgonin në ishull raketa dhe pajisje shtesë ushtarake.

Së dyti, ai dha ultimatumin që raketat ekzistuese të hiqeshin prej andej. Momenti më kulmor i krizës, ishte ai i 24 tetorit, kur anijet sovjetike tentuan të çanin bllokadën e anijeve amerikane. Fatmirësisht ato shmangën përdorimin e forcës, që do të kishte pasoja të rënda, dhe do shkaktonte me siguri një luftë bërthamore. Anijet sovjetike u tërhoqën.

Gjithsesi tensionet vazhduan edhe për disa ditë. Më 27 tetor, një avion zbulimi amerikan u rrëzua mbi Kubë, dhe piloti Rudolf Anderson humbi jetën. Në Florida u bë gati një forcë pushtuese. ?Unë mendova se ishte e shtuna e fundit që do ta shihja ndonjëherë?-kujton më vonë Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Meknamara.

Gjatë asaj krize, amerikanët dhe sovjetikët shkëmbyen vazhdimisht letra dhe komunikime të tjera. Më 26 tetor, Hrushovi i dërgoi një mesazh Kenedit, ku ofronte largimin e raketave kubane, në këmbim të mospushtimit të Kubës nga amerikanët. Të nesërmen, udhëheqësi sovjetik i dërgoi një letër tjetër, ku propozonte që BRSS të shkatërronte raketat e saj në Kubë, nëse Amerikanët hiqnin raketat e tyre nga Turqia.

Administrata Kenedi vendosi të pranojë kushtet e mesazhit të parë, dhe të shpërfillë plotësisht letrën e dytë të Hrushovit. Gjithsesi, zyrtarët amerikanë ranë dakord të tërheqin raketat e tyre nga Turqia. Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Robert Kenedi, ia dorëzoi personalisht mesazhin ambasadorit sovjetik në Uashington. Më 28 tetor, kriza mori fund.

Një vit më pas, mes Uashingtonit dhe Moskës, u vendos një linjë direkte e komunikimit, për të ndihmuar në zbutjen e krizave të ngjashme. Dy superfuqitë nënshkruan më vonë 2 traktate

mbi armët bërthamore. Megjithatë, Lufta e Ftohtë ishte ende shumë larg fundit të saj. Një nga ?trashëgimitë? e asaj krize, ishte rritja nga ana e sovjetikëve e investimeve mbi një arsenal raketash balistike ndërkontinentale, të afta të godisnin SHBA-në nga territori sovjetik.

/History.com

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore2 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar2 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore3 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix3 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet4 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore4 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook