Lidhu me ne

Radar

13 ditët që mund t’i sillnin gjëmën njerëzimit, ç’nuk dini mbi Krizën e Raketave Kubane

The Cuban missile crisis

13 ditët që mund t’i sillnin gjëmën njerëzimit, ç’nuk dini mbi Krizën e Raketave Kubane

Kriza e Raketave Kubane, ishte padyshim ngjarja me dramatike e Luftës së Ftohtë, midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. E shkaktuar nga vendosja e raketave bërthamore sovjetike në Kubën komuniste, dy javët e tetorit të vitit 1962, mund të ishin momentet ku mund të kishte marrë fund bota që njohim sot, pikërisht për shkak të rrezikut të shpërthimit të një lufte bërthamore në shkallë të plotë. Ja çfarë nuk dini mbi atë ngjarje:

Shkaku kryesor i krizës, ishte pushtimi i dështuar i Gjirit të Derrave

Në prillin e vitit 1961, u tentua një pushtim ushtarak i Kubës, nga një grup emigrantësh kubanë i sponsorizuar nga CIA amerikane. I njohur si Pushtimi i Gjirit të Derrave, në jug të ishullit, operacioni dështoi për shkak të rezistencës së forcave të armatosura kubane të Fidel Kastros. Ai dështim, i forcoi pozitat e Kastros në krye të vendit, dhe ishte një moment poshtërues për qeverinë amerikane të drejtuar nga Xhon Kenedi. Pas asaj ngjarje, Kastro i forcoi shumë lidhjet me Bashkimin Sovjetik.

Vendosja e raketave bërthamore në Kubë, u krye në kuadër të operacionit “Anadyr”

Deri në vitin 1962, SHBA-ja i kishte vendosur raketat e saj bërthamore në Itali dhe Turqi, prej nga ku mund të godiste çdo qytet në Bashkimin Sovjetik, përfshirë kryeqytetin Moskë. Hrushovi i frikësohej një pushtimi amerikan të Kubës, që nëse do ishte i suksesshëm, do përbënte një goditje të madhe për kauzën komuniste. Ndaj ai ra dakord me Kastron për të vendosur fshehurazi në Kubë raketat bërthamore sovjetike. Operacioni u kodua me emrin “Anadyr”.

Për atë operacion Moska përdori strategjinë “Maskirovka”

Sovjetikët përdorën në atë operacion strategjinë Maskirovka (që në rusisht do të thotë “mohim dhe mashtrim”). Ushtarëve iu tha se po shkonin drejt një rajoni të ftohtë. Ata u pajisën madje me veshje dimërore, çizme dhe ski. KGB-ja mblodhi informacione pjesërisht të sakta mbi organizatat kubane të emigrantëve.

Ajo e dinte se inteligjenca amerikane nuk kishte shumë besim tek ato, ndaj do t’i shpërfillte si gënjeshtra paralajmërimet e tyre. Përveç armëve, sovjetikët transferuan fshehurazi në Kubë edhe 40.000 ushtarë. Ndërkohë vlerësimi fillestar i CIA-s ishte për 6.000-8.000 trupa.

SHBA-ja i siguroi provat nga fotot ajrore, përmes avionit spiun U-2

E shqetësuar se Kuba do të rrëzonte një avion U-2, që përdorej nga CIA, duke shkaktuar kësisoj një tjetër incident të rëndë ndërkombëtar, SHBA i kufizoi për plot 5 javë fluturimet e U-2 mbi hapësirën ajrore kubane. Pastaj, më 14 tetor 1962, fotot e marra nga piloti Riçard Hejser, ofruan prova të qarta të ekzistencës së raketave balistike sovjetike, me rreze të mesme dhe të ndërmjetme.

Kenedi po përgatitej për pushtimin e Kubës

Pasi u informua mbi raketat më 16 tetor, presidenti amerikan Xhon Kenedi mblodhi në një takim këshilltarët kryesorë. Ai e quajti grupin Komiteti Ekzekutiv i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (EXCOMM). EXCOMM, mori në shqyrtim skenarë të ndryshme, përfshirë pushtimin e plotë të Kubës, një sulm ajror mbi bazat e raketave, dhe bllokadën detare për të parandaluar hyrjen e raketave të tjera në ishull.

Deri më 19 tetor, opsioni i bllokadës mbështetej nga shumica. Ndërkohë, po merrej në konsideratë një veprim i forte ushtarak, por i kufizuar, që të mos kishte gjasa të provokonte një sulm sovjetik. Mbrëmjen e 22 tetorit, Kenedi e informoi kombin amerikan mbi zbulimin e raketave bërthamore sovjetike në Kubë, dhe reagimin e SHBA-së përmes një bllokade detare ndaj ishullit.

Kulmi i krizës ishte më 24 tetor, kur anijet sovjetike iu afruan Kubës, por në fund u arrit të shmangej përplasja ushtarake. Në kushtet kur Moska nuk po tregonte shenja të uljes së tensioneve, më 26 tetor, Uashingtoni nisi të përgatitej për pushtimin e Kubës, por edhe për një sulm të mundshëm bërthamor ndaj Bashkimit Sovjetik. Kjo pasi SHBA, supozonte se sovjetikët do të hakmerreshin ushtarakisht ndaj pushtimit Kuban.

Kriza mori fund kur palët gjetën gjuhën e përbashkët me 28 tetor 1962

Pas një periudhe negociatash të tensionuara, të nisura fillimisht nga një mesazh i udhëheqësit sovjetik Nikita Hrushov për Kenedin më 26 tetor, kriza mori fund më 28 tetor 1962. Bashkimi Sovjetik ra dakord të çmontonte armët nga Kuba, ndërsa Shtetet e Bashkuara të mos e pushtonin Kubën pa qenë e provokuar. Ndërkohë, u ra dakord në fshehtësi që SHBA-ja të hiqte raketat e saj bërthamore nga Turqia dhe Italia. Por kjo nuk u bë asnjëherë publike.

Kriza çoi në rrëzimin nga pushteti të Nikita Hrushovit

Mënyra e mbylljes së krizës, çoi 2 vjet më vonë në kritika të forta ndaj Nikita Hrushovit. Edhe pse Kuba u mbrojt nga një pushtim i mundshëm, Kastro u mërzit me Hrushovin, për shkak se nuk u këshillua me të para vendimit për zhvendosjen e raketave. Kjo çoi në një ftohje të marrëdhënieve Kubë-Bashkimi Sovjetik.

Ndërkohë, Kriza e Raketave Kubane çoi në vitin 1963 në vendosjen e një linje direkte telefonike Moskë-Uashington. Ajo synonte të parandalonte kriza të ngjashme në të ardhmen. Më vonë, një seri marrëveshjesh ulën për disa vjet tensionet mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar3 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar3 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix3 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix3 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix3 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook