Lidhu me ne

Mix

Mungesa e orgazmës, çfarë është dhe disa këshilla

anorgazma

Anorgazmia është përkufizimi mjekësor që i bëhet vështirësisë për arritjen e orgazmës pas një stimulimi të mjaftueshëm seksual. Kjo është një gjendje e shpeshtë që prek shumë gra, më tepër se sesa mendohet. Orgazmat variojnë në intensitet dhe gratë karakterizohen nga frekuenca e orgazmave të tyre dhe niveli i stimulimit të domosdoshëm për të shkaktuar orgazmën. Përveç kësaj, ka variabilitet që lidhet me moshën, gjendjen shëndetësore dhe përdorimin e medikamenteve të ndryshme.

SIMPTOMAT

Orgazma është të ndjerit e një kënaqësie të madhe dhe çlirimi të tensionit fizik, të shoqëruar me kontraksione ritmike të pavullnetshme të muskulaturës pelvike. Bazuar në këtë përcaktim, anorgazma është paaftësia për të përjetuar orgazmë apo vonesa e zgjatur për të arritur në orgazëm. Klasifikohen disa tipa anorgazmash:
• Anorgazma primare: Kur gruaja nuk ka arritur kurrë orgazëm
• Anorgazma sekondare: Kur gruaja ka pasur më parë orgazma, por së fundmi ka vështirësi në arritjen e tyre.
• Anorgazma situacionale: Kur gruaja arrin në orgazëm vetëm në gjendje të caktuara p.sh. gjatë seksit oral apo masturbimit. (Kjo është shumë e shpeshtë tek gratë). Në fakt, shumica e grave arrijnë në orgazëm vetëm gjatë stimulimit të klitoris.
• Anorgazma e përgjithshme: Kur gruaja nuk arrin në orgazëm në çdo lloj pozicioni dhe me cilindo partner.

SHKAQET

Pavarësisht asaj që përshkruhet apo shfaqet nëpër filma, e sigurt është që orgazma s’është diçka e thjeshtë. Arritja e pikut të kënaqësisë është një reaksion kompleks mes faktorëve fizik, emocional dhe psikologjik.
Shkaqet fizike: Shumë sëmundje, ndryshime fizike apo medikamente të ndryshme mund të interferojnë me orgazmën:
Gjendje mjekësore: Sëmundjet si: diabeti apo skleroza multiple, ndikojnë në shfaqjen e problemeve me orgazmën.
Ndërhyrje gjinekologjike: Operacionet e qafës së mitrës, heqja e mitrës, prania e aderencave nga infeksionet kronike, i bëjnë marrëdhëniet seksuale të dhimbshme.
Medikamente të ndryshëm: Medikamentet që përdoren për mjekimin e tensionit të lartë të gjakut, anti alergjikët apo antidepresivët ndikojnë në cilësinë e marrëdhënieve seksuale.
Alkooli dhe droga: Sasia e madhe e alkoolit dhe përdorimi i drogave të ndryshme pengon aftësinë për arritjen e orgazmës.
Mosha: Me kalimin e viteve gruaja pëson ndryshime anatomike, hormonale, neurologjike apo kardiovaskulare, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në seksualitetin e saj. Vlerat estrogjenike gjatë kalimit në menopauzë, sjellin një ulje të ndjeshmërisë së klitoris, kokave të gjoksit, lëkurës. Po ashtu ndodh një pengim në qarkullimin e gjakut në vaginë dhe klitoris, ç’ka sjell stopim të orgazmës.

Shkaqe psikologjike:
• Probleme mendore si p.sh: ankthi ose depresioni
• Ankthi për arritjen e orgazmës
• Stresi dhe probleme financiare
• Kultura dhe besime fetare të ndryshme
• Frika nga shtatzënia apo marrja e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme
• Turpi apo droja
• Bërja fajtor për eksperiencat seksuale të ndryshme

Probleme të lidhjes
Shumë çifte që kanë probleme në marrëdhënien e tyre shfaqin probleme edhe gjatë akteve seksuale.
Për këtë ndikon: • Mungesa e lidhjes me partnerin
• Konflikte apo probleme të pazgjidhura të ditës
• Komunikim i keq në lidhje me nevojat seksuale apo preferencat seksuale
• Tradhtia apo mungesa e besimit

DIAGNOSTIKIMI

Anamneza mjekësore: Jeta seksuale, histori infeksionesh të kaluara, ndërhyrje kirurgjikale, japin të dhëna të rëndësishme që ndihmojnë në vënien e diagnozës.
Ekzaminimi fizik, duke nisur nga tërësia e aparatit genital

TRAJTIMI

Është e vështirë të trajtohet anorgazma. Trajtimi do të varet nga shkaktarët, por më e rëndësishme është kombinimi i ndryshimeve në stilin e jetës, me terapinë në çift dhe preparatet.

KESHILLA

E rëndësishme është të kuptohet trupi: të kuptosh anatominë e trupit tënd, të kuptosh mënyrën e pëlqyer të prekjes për të çuar në një kënaqësi seksuale më të plotë. Mund të përdoret një diagram për të kuptuar anatominë, por mund të përdoret dhe pasqyrë. Më e rëndësishme është ti kushtohet pak kohë eksplorimit të trupit. Nëpërmjet masturbimit ose një vibratori mund të kërkohet për të gjetur tipin e prekjes që të jep më shumë kënaqësi dhe më pas të diskutohet me partnerin. Nëse vetëeksplorimi është i pamundur, atëherë kjo mund të realizohet nëpërmjet partnerit.

• Rritja e stimulimit seksual: Shumë gra kanë nevojë për stimulim direkt apo indirekt të klitoris për të arritur orgazëm, por jo të gjitha e realizojnë këtë. Ndryshimi i pozicioneve seksuale mund të sjell stimuli të kliroris,në të njëjtën kohë në pozicione të ndryshme bëhet e mundur që partneri të bëj prekjen e klitoris gjatë aktit seksual. Po ashtu përdorimi i vibratorit mund të ndihmojë ardhjen e orgazmës.
Këshillimi i çiftit: Duke diskutuar për tensionet dhe mospërputhjet sociale, mund të rregullohet edhe jeta seksuale.
Sex terapi: Kjo përfshin edukimin seksual, përmirësimin e aftësive komunikuese, ushtrime të sjelljes dhe mënyrës së prekjes së partnerit, etj.

TRAJTIMI ME ILAÇE

• Nëse ka sëmundje të tjera, mjekimi i tyre sjell në zgjidhjen e problemit të orgazmës.
• Terapi –Estrogjenike në formë të pilulave, patch apo xheli, mund të jepet një efekt pozitiv në funksionin e trurit dhe të faktorëve të sjelljes, që ndikojnë në përgjigjen seksuale. Përdorimi i estrogjenëve lokal vaginal, rrit fluksin e gjakut në vaginë dhe përmirëson dëshirën seksuale.
• Terapia me Testosterone: testosteroni luan një rol të rëndësishëm në funksionin seksual femëror, çon në rritje të orgazmës, por ky përdorim nuk është i aprovuar nga FDA. Nga ana tjetër përdorimi i testosteronit shoqërohet me efekte anësore si: shtim i qimeve, ndryshime të sjelljes dhe personalitetit.

MJEKESIA ALTERNATIVE

Zestra. Masazhi i klitoris me këtë vaj bimor, sjell rritje të kënaqësisë seksuale dhe si rrjedhojë orgazëm.
ArginMax. Ky është një suplement oral, me përmbajtje L-arginine, që shkakton relaksim të vazave të gjakut dhe rritje të fluksit të gjakut në organet gjenitale, sidomos në klitoris.

Artikull nga Dr. Kozeta Mustafaraj

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore2 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet2 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske2 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar2 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix2 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar2 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike3 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix3 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook