Lidhu me ne

Mix

Fëmijë agresivë? Këshillat e terapistes: Si duhet t’i trajtojmë problemet e sjelljes

Ne i  quajnë ato sjellje “të jashtëzakonshme” ose , agresivitet. Pothuajse çdo prind duhet të bashkohet me këto në një moment, veçanërisht gjatë viteve të vogëlisë. Fëmijët e vegjël janë akoma duke zhvilluar aftësinë për të rregulluar emocionet dhe impulset e tyre; ata duhet të mësojnë se çfarë pritet prej tyre.. Por disa fëmijë duken veçanërisht të prirur ndaj “sjelljes së jashtëzakonshme” (agresivitetit), edhe pas fëmijërisë së hershme. Si duhet t’i trajtojmë këto probleme të sjelljes? Nuk ka një përgjigje të vetme. Fëmijët janë të dryshëm. Ajo që funksionon për një fëmijë mund të mos funksionojë për një tjetër. Por kërkimet sugjerojnë një numër parimesh të përgjithshme që mund t’i përdorim për të inkurajuar bashkëpunimin dhe për të mbajtur nën kontroll agresioninntek fëmijët. Këtu janë disa këshilla të bazuara në kërkime dhe studime.

  1. Bëni një fushëpamje të madhe mardhenieve ndërveprimi: Fëmijëve u duhen marrëdhënie pozitive për të qëndruar të lidhur dhe për t’u përmirësuar.

Fëmijët zakonisht janë bashkëpunues, gjë që ua bën të lehtë prindërve që të qëndrojnë optimistë dhe të qetë  në punën e tyre me fëmijët. “Dieta” e qëndrueshme e ndërveprimeve pozitive në familje i bën fëmijët të ndjehen të sigurt, të lidhur dhe më shumë të gatshëm për të mësuar aftësi të mira sociale. Me pak fjale një familje e bashkuar , qetë dhe bashkëpunuese ndihmon fëmijët që të jenë larg agresionit. Është më e vështirë kur fëmijët tregojnë prirje përçarëse, kundërshtuese ose agresive. Këta fëmijë kanë nevojë për inkurajim pozitiv për të qëndruar të lidhur. Por sjellja e keqe e tyre na provokon, na bën të irrituar, të zemëruar, ose të dëshpëruar. Këto modele të sjelljes i bëjnë prindërit të reagojnë negativisht. Prindërit shpesh shtyhen në modele kundërproduktive  , duke u bërë shumë ndëshkues në disa raste, ose shumë të paangazhuar në lidhje me këtë problem. Nëse fëmija juaj ka probleme të sjelljes së “jashtzakonshme” ose agresive,ju nuk mund të qëndroni si  polic të çdo aspekt të sjelljes së tij. Përkundrazi, mendoni për sa i përket një sistemi disiplinor . Dhe nëse kjo pjesë është e vështirë për ju duhet të drejtoheni pranë specialistëve të cilët përpilojnë programe disiplinuese për problemin në sjelljen e fëmijës tuaj , pastaj mund ta aplikoni nëpërmjet terapistit të sjelljes  , mesuesve ne shkolla dhe në shtëpitë tuaja. Unë e quaj një trekëndësh (terapist , mësues , prind) që po u ndoq programi me rigorozitet atëherë rezultati do jetë shumë i kënaqshem dhe fëmija do ket progres në sjelljet e përshtatshme. Zbatoni kufijtë më të rreptë të sjelljes agresive, antitocionale  (veprime që shkaktojnë dëm,  ose lëndime fizike). Fëmijët kanë nevojë për mesazhin e qartë se kjo sjellje është e papranueshme (JO është JO) dhe kjo kërkon qëndrueshmëri dhe bashkëpunim mes dy prindërve.. Studimet sugjerojnë që fëmijët që bien në agresion të çdo lloji  përfshirë dhe agresionin jo fizik priren të përshkallëzohen nëse nuk kontrollohen. Adresoni llojet e tjera të sjelljes së papërshtatshme tek fëmija nëpërmjet një komunikimi të shëndoshë, por vetëm nëse mund ta bëni këtë pa prekur ekuilibrin. Ju duhet të siguroheni që pjesa më e madhe e komunikimit tuaj duket mbështetës duke mos, ndëshkuar ose ndaluar.. Duke u përqëndruar në tonin e përgjithshëm emocional të marrëdhënies , ka më shumë të ngjarë që nëse qëndroni pozitiv do të drejtoni zhvillimin e fëmijës tuaj në progres për një kohë të gjatë.

  1. Ndihmoni fëmijët të zhvillojnë aftësi socio-emocionale dhe t’i largoni ata larg situatave që tejkalojnë aftësitë e tyre aktuale.

Duhen vite që fëmijët të zhvillojnë një kuptim të pjekur të emocioneve. Emocionet janë vepra në zhvillim tek fëmijët dhe prindërit duhet të punojnë shumë me fëmijën për zhvillimin e mirë të tyre . Kur bëhet fjalë për të treguar durim tek fëmijët, ndërkohë qe janë duke ndjekur udhëzime, dhe prindërit janë duke bërë kërkesa konkurruese, për të kontrolluar impulset e tyre, fëmijët janë në një disavantazh të dukshëm , truri e tyre është duke i zhvilluar ende këto aftësi por nuk janë të gjitha të zhvilluara njëherësh. Çfarë ndodh kur e harrojmë këtë, ose mbivlerësojmë kufizimet e zhvillimit të një fëmije? Vendosim e standarte  të papërshtatshme në lidhje me moshën e fëmijës. Nëse fëmijët i nënshtrohen rregullisht standarteve të tilla të papërshtatshme, ata mund të humbasin terrenin në procesin më të madh zhvillimor. Siç u përmend më lart, fëmijëve u duhet një atmosferë përgjithësisht pozitive për të qëndruar të lidhur, motivuar dhe të vëmendshëm. Për të mësuar sjelljet e përshtatshme duhet të provojnë shpërblimet sociale dhe të rregullojnë emocionet e tyre. Kur i vendosim ato në situata që tejkalojnë aftësitë e tyre, ata i humbasin këto mundësi dhe duke u ndjerë në vështirësi që ata nuk mund t’i plotësojnë standardet tona  mësojnë gjëra të gabuara. Prandaj është e rëndësishme të akordoni në grupin aktual të aftësive të fëmijëve tuaj, dhe të shmangni situatat që kërkojnë shumë. Dhënia e detyrave të që ata mund të kryejnë në të vërtetë , detyra që janë të qetë brenda zonës së tyre të zhvillimit, ose thjeshtë më pak sfiduese  do t’i mësojnë ata për suksesin social, dhe do t’u japin atyre mundësi për t’u rritur relativisht mirë. Në shkrimin e radhës do ju paraqesim dhe rekomandime të disa  taktikave të  ndjeshme për zhvillimin e aftësitësive socio – emocionale.

  1. Kuptoni se cfarë fëmijët i lë mbrapa.

Tek fëmijë shumë të vegjël, ajo që duket si sjellje sfiduese  është zakonisht diçka tjetër. Një paaftësi zhvillimore për të kontrolluar impulset, për të trajtuar emocionet, për të kujtuar rregulla ose për të parashikuar se si do të ndjehen njerëzit e tjerë. Edhe fëmijë më të rritur mund të pësojnë vështirësi të ngjashme. Për shembull, disa fëmijë mund të kenë probleme me kujtesën afatshkurtër. Gjë e cila ua bën më të vështirë të ndjekin udhëzime. Por për shumë fëmijë me zhvillim atipik normal, kundërshtimi varet nga bindjet e fëmijëve për autonominë dhe drejtësinë. Fëmijët pranojnë se prindërit kanë  të drejtë të insistojnë në gjëra të caktuara . Por ata besojnë se ka kufij, dhe kur vetë prindërit i shkelim ato kufij, ka më shumë të ngjarë ta shohin autoritetin e tyre si jolegjitim (për shembull nëse një fëmijë përballet me prindër që gjith kohës janë agresiv kundërshtojnë njëri tjetrin  dhe flasin me zë të lartë ka shumë të ngjarë që dhe fëmijët të pasojnë të njëjtën sjellje). Prandaj është e rëndësishme të shikoni sy më sy me fëmijën tuaj për atë që është e drejtë dhe e arsyeshme.

  1. Shikoni pak dhe veten tuaj

Është e vështirë të qëndrosh i qetë dhe i përmbajtur kur fëmija juaj po hedh një tantrum (zemërim të çastit), por stresi i juaj bën gjithçka më keq  përfshirë sjelljen e fëmijës tuaj. Studimet tregojnë se fëmijët kanë më shumë të ngjarë të përmirësohen kur prindërit e tyre rregullojnë pritshmeritë e tyre, të marrin mbështetjen e duhur dhe ulin nivelin e stresit të tyre. Këtë , prindërit mund ta bëjnë duke kërkuar terapist të çertifikuar si “Terapist të sjelljes ” dhe “Terapist për lehtësimin e stresit”( une jam një ndër këta terapistë por ka shumë të tillë). Kjo do i ndihmonte prindërit dhe fëmijët gjithashtu në uljen e sjelljes agresive.

  1. Forconi vetëkontrollin dhe sjelljen prosociale duke luajtur lojëra të përshtatshme për zhvillim.

Fëmijët mësojnë përmes lojës, dhe studimet sugjerojnë se lloje të caktuara të lojërave i ndihmojnë fëmijët të mësojnë të shoqërohen me të tjerët , të zhvillojnë sjelljet e përshtatshme dhe të ulin sjelljet agresive. Për shembull, një studim i fundit eksperimental (Healy dhe Healy 2019) zbuloi se fëmijët e vegjël (të moshës 3-4 vjeç) pësuan përmirësime në problemet e sjelljes agresive pasi u caktuan në mënyrë të rastësishme për të luajtur lojëra të vetë-rregullimit, si “Simon Says” (gjë që kërkon dëgjimin e kujdesshëm dhe vetëpërmbajtjen) dhe “Musical Statue” (e cila kërkon që fëmijët të lëvizin – dhe të ngrinë). Ka evidenca të mira që një shumëllojshmëri aktivitetesh shoqërore mund t’i ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë aftësitë e tyre sociale dhe aftësitë e bashkëpunimit në ndihmë të uljes së agresivitetit.

  1. Kërkoni këshilla profesionale nëse diçka ju shqetëson, ose nëse fëmija juaj paraqet sfida të vështira në sjellje

Arsyetimi me fëmijën tuaj mund të duket si një ëndërr ose mision i pamundur, nëse është veçanërisht agresiv. Mund të duket e pamundur nëse ai ka probleme me vëmendjen ose vështirësi emocionale. Nëse fëmija juaj ju ka stimuluar ju, ose diçka ju shqetëson merrni këshilla profesionale. Sjellje të caktuara janë flamuj të kuq , tregues që fëmija juaj është në rrezik për një çrregullim emocional ose sjelljeje (Ëakshlag et al 2014). Për shembull, nëse fëmija juaj është shndërruar në një model tantrumesh shumë të shpeshta, të gjata ose intensive , ose duket se humbet temperamentin e tij , është një ide e mirë të konsultoheni me pediatrin tuaj (ai do ju drejtoj ju drejtë terapistëve të sjelljestë cilët mund mund tju përpilojnë program sjelljor dhe mund të ju këshilloj dhe ndihmojnë dhe juveme menaxhimin e situatës ). Studiuesit gjithashtu nxisin prindërit të kërkojnë këshilla mjekësore nëse vëzhgojnë fëmijët të cilët përfshihen në sjellje të rrezikshme.

Por kjo nuk do të thotë që ju duhet të prisni për këto shenja specifike për të marrë ndihmë. Siç u përmend më lart, fëmijët mund të zhvillojnë probleme të çrregullimit të sjelljes për një larmi arsyesh. Disa fëmijë mund të kenë probleme të lexojnë motivet dhe emocionet e njerëzve të tjerë. Disa fëmijë mund të kenë probleme për të kuptuar emocionet e tyre. Disa fëmijë mund të kenë vonesa në mësime ose gjuhë. Fëmijët mund të vuajnë nga hiperaktiviteti, impulsiviteti, deficiti i vëmendjes, kufizimet e kujtesës në punë, stresi i tepërt ose shumë pak gjumë. Sido që të jetë çështje të veçanta të fëmijës tuaj, ka të ngjarë që një specialist i sjelljes së fëmijëve mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë se çfarë po ndodh dhe të gjeni mënyra për të përmirësuar situatën. Prandaj, pyesni pediatrin për informacione rreth shërbimeve lokale të diagnostikimit dhe këshillimit dhe mos lejoni që të dorëzoheni përballe kësaj çështje  nëse këto shërbime nuk plotësojnë nevojat tuaja. Ju mund të duhet të provoni më shumë se një qasje para se të gjeni përshtatjen më të mirë për ju dhe fëmijët tuaj.

 Artikull nga Irena Danjolli, terapiste ABA

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar16 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix16 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix16 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix16 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix16 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix17 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar17 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix17 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix17 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook