Lidhu me ne

Mix

Çfarë është cistoskopia dhe pse duhet

cistoskopia

Cistoskopia është një analizë diagnostikuese endoskopike që tregon për shumë patologji të pjesës së poshtme të aparatit urinar, në veçanti, kur ka dyshime për tumor të fshikëzës.

Shpikjet e fundit teknologjike kanë çuar në zhvillimin e një fibroendeskopie fleksible ( e quajtur cistokop). Një mjet i tillë ka një telekamera të vogël në ekstremitetin e saj që jep pamjen e brendshme të fshikëzës. Kalibri i butë i cistoskopit dhe lakueshmëria e saj jep një ekzaminimin intravesikal më të saktë dhe më pak të bezdisshëm se ai në të shkuarën.

Përmes saj mund të vlerësohet uretra, qafa e fshikëzës, fshikëza e urinës dhe grykat me të cilat hapen të dy uretrat në fshikëz (uretrat janë kanale të holla që çojnë urinën nga veshkat në fshikëz).

PSE KERKOHET EKZAMINIMI

Cistokopia kërkohet në një numër rastesh por mes më kryesoreve kujtojmë:
Pamje direkte e një neoplazie të mundshme të fshikëzës, pas një ekzaminimi citologjik pozitiv për qeliza tumorale.

Marrja e kampioneve të indeve për të bërë analizën histologjike.

Hematuria mikroskopike asimptomatike, pra gjak me urinë e dukshme për syrin pa dhimbje dhe pa simptoma të tjera.

Patologjia obstruktive që prek uretrën dhe prostatën (që nga gurët, stenozatr, inflamacioni etj)

Keqformim të uretrës apo fshikëzës

Eksplorim të mukozës së fshikëzës për të parë nësa ka cist, inflamacion që mun të jetë bakteriale, aseptik apo intesticial.

Përhapje intraluminale si polipet apo tumoret

Gurët në veshka

Trupa të jashtëm

Divertikulozë

Pamjaftueshmëri të fshikëzës

Dhimbje kronike të legenit për të përjashtuar shkaqe urologjike.

Ka dhe raste të rralla kur kërkohet cistoskopia si kateteri i uretrave nën drejtimin e cistoskopit.

Përveçse diagnostikuese, cistoskopia mund të shërbejë dhe si trajtim dhe në këtë rast merr emrin cistoskopia operative. Me vendosjen e një mjeti të vogël të jep mundësinë të shohësh ndërhyrje të vogla në fshikëz si polipe, gurë apo tumore të vegjël.

PËRGATITJA

Gjatë procedurës së ekzaminimit duhet që pacienti të mos ketë infeksione urinale dhe të ketë një urinë sterile. Për këtë qëllim shtatë ditë para ekzaminimit mjeku mund të kërkojë një analzië të kulturës së urinës dhe antibiogramën për të dhënë një trajtim të duhur me antibiotik.

Dhe pse nuk është i dhimbshëm cistoskopia është një ekzaminim invaziv për të cilin një ditë para saj pacienti merr një antibiotik me qëllim profilaktik që duhet ta vazhdojë dhe për 4-5 ditët pas ekzaminimit.

SI KRYHET

Po flasim pikërisht për cistoskopinë trans-uretrale, ku endoskopi futet në fshikëzë përmes uretrës, kanalit ku del urina. Teksa tek femrat kjo procedurë është disi më e lehtë, tek meshkujt është disi më e vështirë duke pasurparasysh gjatësinë dhe kalibrin e vogël të fshikëzës mashkullore.

Për të lehtësuar futjen e endoskopit koka e mjetit lyhet me një xhel të veçantë që ka dhe funksion lubrifikues dhe anestezik (xhel lidokaine). Shumë rrallë mund të duhet një anestezi e plotë, apo spinale.

Sa zgjat cistoskopia?

Ekzaminimi mund të zgjasë nga 5 në 20 minuta në mënyrën standard, apo të jetë më e gjatë në procedura operuese.

Në përfundim të ekzaminimit pacienti është në gjendje të kthehet vetë në shtëpi, pa qenë nevoja e një shoqëruesi.

A ka dhimbje?

Vendosja e endoskopit mund të shkaktojë një bezdisje të fortë, ndonjëherë përshkruhet si një dhibmje e lehtë sidomos tek meshkujt, për shkak të kanalit uretral që është më i gjatë. Përdorimi i ujit steril gjatë procedurës mund të nxisë efektin e urinimit.

KOMPLIKACIONET DHE KUR NUK REKOMANDOHET

Kundërudhëzimi i cistoskopisë bëhet në rastet e:

Infeksionit gjenito-urinar
Stenozës së ngushtë apo keqformime anatomike në nivel uretral, aq sa pengojnë hyrjen e cistoskopit

Si shumë procedura mjekësore edhe cistoskopia mund të japë komplikacione, që janë jo të zakonshme dhe lehtësisht të menaxhueshme duke u trajtuar me ilaçe. Komplikacionet më të shpeshta janë:

Hemorragjia uretrale,
Gjakosje në urinë në fazën e mëpasshme të analziës
Djegie gjatë uriimit
Urgjencë urinimi
Lezione të uretrës apo fshikëzës
Mbajtje akute e urinës, sa nevojitet kateter
Ethe, nauzea dhe gjendje e keqe e përgjithshme.

PAS EKZAMINIMIT

Pas ekzaminimit pacienti është në gjendje të marrë veten plotësisht. Megjithatë këshillohet të shmangen sforcimet e sidomos të pijë shumë, kështu favorizon rekuperimin sa më shpejt të efekteve të vogla kolaterale të ekzaminimit, si djegia apo bezdisja gjatë urinimit. Gjithashtu këshillohet të mos kryen marrëdhënie seksuale për disa ditë derisa të kaloni totalisht të gjitha simpatomat e lehta të inflamacionit apo infeksionit.

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore4 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar4 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet5 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore5 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook