Mix
Beyoncé prezanton albumin e saj të parë pas gjashtë vitesh
Beyoncé ka lajmëruar për albumin e saj të parë solo në gjashtë vjet, Renaissance, që do të dalë më 29 korrik.
Albumi do të jetë vazhdimi i Limonadës së 2016-ës, një album ku flitet mbi njerëzit me ngjyrë dhe pabesinë martesore që kryesoi listat e shumta të fundvitit .
Fansat kishin pritur për lajmet që kur Beyoncé fshiu fotot e profilit të saj në rrjetet sociale javën e kaluar .
Tidal, kompania në pronësi të bashkëshortit të Beyoncé, Jay-Z, gjithashtu ndau informacionin se nuk do ta mbajë albumin si ekskluziv.
Limonada, përkundrazi, ishte ekskluzive e Tidal për tre vjet. Albumi i përbashkët i Beyoncé me Jay-Z, Everything Is Love, ishte ekskluzive për vetëm dy ditë në 2018.
Një listë në Apple Music sugjeron që Renaissance do të përmbajë 16 këngë. Nuk është e qartë nëse titulli “Act i” do të thotë se ky do të jetë i pari i një projekti me shumë albume, apo nëse 16 këngët do të publikohen në disa pjesë.