Kryesore
Dua Lipa fut në sherr Tiranën dhe Prishtinën, kërkohet dorëheqja e Kurtit ( Apo intrigë e Ramës kundër Kurtit ?! )
Dua Lipa festivalin “Sunny Hill” e zhvendos në kryeqytetin shqiptar, Edi Rama: S’ka si Tirona jo
Dua Lipa do të këndojë në Tiranë dhe jo në Prishtinë. Vendimi ka ndarë edhe me shumë kryeqytetet, por më tepër se kaq, duket si një betejë mes qeverive të dy vendeve të një kombi. Në Kosovë anulimi i festivalit që mbahej deri tani në Prishtinë po interpretohet si një fitore e kryeministri Edi Rama ndaj homologut të tij, Albin Kurti.
Anulimi i festivalit “Sunny Hill” i cili ishte planifikuar të mbahej në Prishtinë dhe që tashmë u zhvendos në Tiranë, ka shkaktuar reagime të shumta nga klasa politike në Kosovë.
Lidhur me lajmin se festivali i madh “Sunny Hill” që do të mbahet nga 4-7 Gusht nuk do të organizohet këtë vit në Prishtinë, por në Tiranë ka reaguar edhe kryeministri i vendit Edi Rama.
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama shkruan se ky është një lajm i mirë teksa shton se Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit.
“Lajm i mirë! Festivali “Sunny Hill” vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre. S’ka si Tirona jo”, ka shkruar Rama.
Ky festival që u themelua nga Fondacioni Sunny Hill, i këngëtares me famë botërore Dua Lipa, do të zhvendoset në Tiranë, ku Bashkia ka siguruar se gjithçka do të jetë në mënyrë perfekte.
Arsyeja e mosmbajtjes së festivalit në Prishtinë është “për shkak të vonesave të shumta të shkaktuara nga mungesa e përgjigjes dhe vendimit përfundimtar për dhënien në shfrytëzim të hapësirës për festivalin”.
Partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes kreut të grupit parlamentar, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë.
“Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se anulimi i festivalit në fjalë, është pasqyrë e vendimmarrjes së ngadalshme të Qeverisë.
“Sot, paradite fola për vendimmarrjen shumë të ngadalshme të Qeverisë së Kosovës, kabineti qeveritar më kqyrke çka po them!!!!
“Tash që edhe deklarata zyrtare që në mungesë të ekspedivitetit dhe dinamikës së mirëfilltë në punë, e humbëm një festival që e patëm në promovim të Kosovës – atë të Sunny Hill. Shkoi në Tiranë!!!!”
“Me këtë qasje totalisht fëmijërore dhe joserioze, se di ku është nisur kjo qeveri. Dorëheqje për ‘Qeverinë Breshka’”, shkroi Besnik Tahiri.