Mix
Bradley Cooper ka folur për problemet e tij me drogën, alkolin dhe vetëbesimin.
Bradley Cooper tregon për fazën më të keqe të jetës, kur ishte i varur nga alkooli, droga dhe tentoi të vriste veten
Bradley Cooper ka folur si rrallëherë për problemet e tij me drogën, alkoolin dhe vetëbesimin. Një histori e vjetër, por që mund të shërbejë e thënë thotë, si një model se mund t`ia dalësh.
Ai tregon sesi ishte miku i tij, Will Arnett që një ditë e kritikoi përse nuk i kishte kryer detyrat (si për shembull të ushqente qentë dhe t`i nxirrte shëtitje), diçka që Bradley e kishte harruar tërësisht për shkak të pijes dhe varësisë së tij. Bradley pranon se kjo ishte biseda që e bëri t`i vinte gishtin kokës.
“Isha shumë i humbur dhe isha i varur nga kokaina”, tregon sot aktori.
Një tjetër episod i vështirë i jetës së tij ka qenë kur njëherë pasi e pushuan nga puna, tentoi të vriste veten duke prerë damarët.
“Nuk mund të futesha në asnjë klub, asnjë vajzë nuk donte të më hidhte sytë. Unë isha plotësisht në depresion”, tregon Bradley për atë kohë.
E gjithë kjo ka ndodhur jo shumë larg, në 2004-ën.